Kërko

Vatican News
Natività, Gesù Bambino e Adorazione dei Magi Natività, Gesù Bambino e Adorazione dei Magi 

Festa e Dëftimit të Zotit dhe dijetarët e lindjes

Kisha katolike më 6 janar kremton festën e Dëftimit të Zotit, festë kjo që ndër shqiptarët katolikë njihet si festa e ‘Ujit të Bekuar’. Me këtë kremtim Kisha përkujton ardhjen e Mbretërve Dijetarë në Shpellën e Betlehemit dhe momentin e adhurimit të Jezusit - Foshnjës Hyjnore nga ana e tyre.

R.SH. - Vatikan

Në Romë, me rastin e festës së Epifanisë a të Dëftimit të Zotit, në Kishën e Shën Marisë së Paqes, erdhën Tre Dijetarët e Lindjes, Melkiori, Baltasari e Gaspri, për të ndihmuar besimtarët të rizbulojnë vlerën e vërtetë të kësaj feste.

Siç dihet, Kisha katolike më 6 janar kremton festën e Dëftimit të Zotit, festë kjo që ndër shqiptarët katolikë njihet si festa e ‘Ujit të Bekuar’. Me këtë kremtim Kisha përkujton ardhjen e Mbretërve Dijetarë në Shpellën e Betlehemit dhe momentin e adhurimit të Jezusit - Foshnjës Hyjnore nga ana e tyre. Kështu, me rastin e festës së Epifanisë, Mbretërit Dijetarë nga lindja, mbërritën sot në Romë, në Kishën e lashtë të Shën Marisë së Paqes (Santa Maria della Pace), e cila gjendet në Via della Pace, disa hapa nga Piazza Navona.

Është një takim i veçantë, simbol e jete emocionues me të vegjlit, të rinjtë dhe të rritur për të rizbuluar vlerën e vërtetë të kësaj feste të lashtë të krishterë, e cila për fat të keq, me kohë, ka ra në harresë, nga tradita popullore, me mesazhe e personazhe tjera. Takimi i sotëm, qe një moment gëzimi për të gjithë, gjatë të cilin të Tre Mbretërit u pritën dhe u përshëndeten nga muzika e këngët që lidhën me Krishtlindjen e Shenjtë.

Dijetarët e Lindjes, me veshjet e tyre të lashta tradicionale, sollën, për të pranishmit, përvojën e udhëtimit të tyre të gjatë drejt takimit me Jezusin, në grazhd të shpellës së Betlehemit, duke ndjekur pas yllin. Melkiori, Baltasari e Gaspri u nisën në kërkim të diçkaje për t’u siguruar se intuita e tyre shkencore qe e drejtë. Sipas tyre, ngjarja qiellore që vunë re, ylli kometë që ndoqën ishte shenjë lajmesh të mira. Nuk e dinin Dijetarët se kurioziteti i tyre do t’i çonte para Birit të Zotit, para Foshnjës Hyjnore.

Siç na kujton Papa Françesku "dijetarët e lindjes na tregojnë rrugën që duhet të përshkojmë në jetën tonë. Duke parë shenjën e yllit, dijetarët e lindjes e interpretuan dhe u nisën”. "Kjo ngjarje,  është një moment reflektimi të hareshëm, për fëmijët, të rinjtë e të rriturit dhe një rast e volitshëm për të jetuar në mënyrë të plotë festën e Epifanisë, do të thotë festën e Dëftimit të Zotit, të cilën Kisha katolike e kremton më 6 janar.

02 janar 2020, 15:08