Kërko

Vatican News
SWITZERLAND POPE VISIT WORLD COUNCIL OF CHURCHES  SWITZERLAND POPE VISIT WORLD COUNCIL OF CHURCHES   (ANSA)

Solidariteti ndërfetar për njerëzimin e lënduar

Takimi i ekspertëve dhe profesionistëve katolikë e protestantë mbi projektin e ardhshëm të përbashkët: "Në shërbimi të njerëzimit të lënduar: drejt solidaritetit ndërfetar" të dikastereve të Selisë së Shenjtë për Dialogun Ndërfetar dhe Këshillit Botëror të Kishave.

R.SH. - Vatikan

Dje, Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar dhe Zyra për Dialogun e Bashkëpunimin Ndërfetar të Këshillit Botëror të Kishave (WCC) mbajtën një takim për të reflektuar mbi projektin e tyre të ardhshëm të përbashkët " Në shërbimi të njerëzimit të lënduar: drejt solidaritetit ndërfetar". Për të lehtësuar kuptimin e thellë e të plotë të kësaj teme, në takim u ftuan disa ekspertë e profesionistë katolikë e protestantë si dhe përfaqësues të disa Dikastereve të Selis së Shenjtë dhe të universiteteve papnore, të trupit diplomatik, të misionarëve, shoqatave të krishtera rregulltare e bamirëse.

Si  Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar  e edhe Zyra për Dialogun e Bashkëpunimin Ndërfetar i Këshillit Botëror të Kishave, kanë një miqësi dhe bashkëpunim të gjatë, si dhe kanë publikuar së bashku dokumente të ndryshme që trajtojnë e përfshijnë tema si: martesa ndërfetare (1994-1997), lutja ndërfetare (1997-1998), religjioziteti afrikan (2000-2004), dëshmia e krishterë në një botë shumëfetare (2006-2011), edukimi paqes (2017-2019). Ky i fundit u botua zyrtarisht më 21 maj të këtij viti në Gjenevë.

"Brainstorming meeting" i djeshëm është hapi parë drejt një reflektimit të mëtejshëm që do të përfshijë domosdoshmërisht pjesëmarrjen e ekspertëve nga tradita të tjera fetare.

11 dhjetor 2019, 14:28