Kërko

Vatican News
2018.12.24 Copertina del libretto per la S. Messa di Natale 2018 presieduta da Papa Francesco in Basilica Vaticana 2018.12.24 Copertina del libretto per la S. Messa di Natale 2018 presieduta da Papa Francesco in Basilica Vaticana 

Jezu Krishti lind që unë e ti të rilindemi në Hyjin

Edhe sikur Krishti të lindte dhjetëmijë herë në Betlehem, s’ do të të vlente hiç fare, në se nuk lind në zemrën tënde. Por si mund të lind Krishti në zemër? E çuditshme kjo mrekulli e re, por jo e pamundur: mjafton ta dëshirosh e ta presësh...Nuk je më i vetëm, nuk do të jesh kurrë më vetëm.

R.SH. - Vatikan

Edhe sikur Krishti të lindte dhjetëmijë herë në Betlehem, s’ do të të vlente hiç fare, në se nuk lind në zemrën tënde.

Por si mund të lind Krishti në zemër? E çuditshme kjo mrekulli e re, por jo e pamundur: mjafton ta dëshirosh e ta presësh.

Ditën në të cilën nuk do të ndjesh më hidhërim as smirë, kur ta shikosh armikun ose mikun të gëzuar, gazmo, sepse lindja e Zotit është e afërt.

Ditën kur të ndjesh nevojën ta gëzosh sadopak atë që është i trishtuar dhe shtytjen ta lehtësosh dhimbjen ose mjerimin qoftë edhe të një krijese të vetme, galdo, sepse ardhja e Zotit është pas dere.

E në se një ditë do të lëndohesh e do të të bjerë mbi kokë kobi i zi, do të humbasësh shëndetin e forcën, bijtë e miqtë e do të të duhet të durosh trashamaninë, ligësinë a ftohtësinë e akullt të të afërmve e të largtëve, por megjithatë nuk do të qahesh e as do të blasfemosh, e do ta pranosh me shpirt të qetë fatin tënd, gëzohu e galdo, sepse mrekullia që dukej e pamundur, ka ndodhur: Shëlbuesi tashmë ka lindur në zemrën tënde.

Nuk je më i vetëm, nuk do të jesh kurrë më vetëm. Terrina e natës do të mbushet me dritë, si të ishin ndezur mijëra yje në qiell për të kremtuar takimin e ditës sate të shkurtër njerëzore, me amshimin hyjnor.

(Giovanni Papini)

22 dhjetor 2019, 17:40