Kërko

Vatican News
2015.11.10 Papa Francesco a pranzo con i poveri, mensa di San Francesco Poverino 2015.11.10 Papa Francesco a pranzo con i poveri, mensa di San Francesco Poverino 

Nesër tё varfëritë protagonistë nё Vatikan. Mesha dhe dreka me Papën në Shën Pjetër

Të dielën mё 17 nëntor, tё Dielën e 33-tё XXILI gjatё vitit kishtar, në ora 10.00 paradite në bazilikën e Shën Pjetrit, nё Vatikan, Papa kremton Meshën me rastin e Ditës sё Tretё Botërore të të varfërve, me temë “Shpresa e të varfërve nuk do të zhgënjehet kurrë”.

R.SH. - Vatikan

Tё dielën mё 17 nëntor kremtohet edicioni i tretë i Ditës Botërore të të varfërve, qё sivjet ka si temë “Shpresa e të varfërve nuk do të zhgënjehet kurrë”, një ngjarje tё cilёn e deshi dhe themeloi Papa Françesku në përfundim të Jubileut të Mëshirës sё Zotit nё vitin 2016 më Letrën Apostolike "Misericordia e misera", me qëllim që e gjithë bashkësia të ftohet t’u zgjasë dorën të varfërve, të ligshtëve, burrave e grave, që u mohohet dinjiteti njerëzor.

Qё atëherë e tutje, në të gjitha dioqezat e Kishës katolike nё botë, me kërkesën e Papës, e Diela e XXXIII e zakonshme gjatё vitit kishtar, duhet tё jetё një rast i volitshëm për iniciativa konkrete qё shprehin bujarinë, bashkёndarjen dhe takimin me mijëra fytyrat e varfërisë, siç përmenden në Mesazhin e parё tё Papës Françesku për kёtё Ditë: dhimbja, mënjanimi, abuzimi, dhuna, torturat, burgimi e lufta, privimi i lirisë dhe i dinjitetit, injoranca e analfabetizmi, emergjenca shëndetësore dhe mungesa e punës, trafikimi e skllavëria, mërgimi e mjerimi.

Kёshtu, nesër mё 17 nëntor, të Dielën e 33-të të vitit liturgjik, me mijëra njerëz tё varfër e në nevojë nga Roma, nga dioqezat italiane e tё vendeve tjera, tё shoqëruar nga veprimtarët e shoqatave e të grupeve tё Kishave famullitare, pra të shoqëruar nga ata që çdo ditë kujdesen për ta, pritën në Vatikan pёr tё marr pjesë në Meshën në ora 10.00 paradite do tё kremtohet pёr këtë rast nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit, si edhe në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në mesditë nё Sheshin e Shёn Pjetrit, nё Vatikan.

Shpresë, që nuk zhgënjen

 “Nganjëherë, mjafton pak për t’u rikthyer njerëzve shpresën: mjafton të ndalemi, të buzëqeshim, të dëgjojmë”. Kështu shkruan Papa Françesku në Mesazhin e tij për Ditën, me temë: “Shpresa e të varfërve nuk do të zhgënjehet kurrë”. “Për një ditë – vë në dukje Papa – t’i lëmë anash statistikat; të varfrit nuk janë numra për t’u përmendur që të mburremi me vepra e projekte. Të varfrit janë njerëz, që duhen takuar: janë të rinj dhe të moshuar të vetmuar, që duhen ftuar në shtëpi për t’u ulur në tryezë me ta; janë burra, gra dhe fëmijë, që presin një fjalë miqësore”.

Të mos duam me fjalë, por me vepra. Kisha katolike, përmes Ditës Botërore kushtuar të Varfërve, na fton t’u qëndrojmë pranё tё varfërve kurdoherë, sepse tё varfrit, nuk janë përfitues nga praktika e mirë e vullnetariatit një herë në javë, por janё vëllezër, me të cilët takohemi për të ndarë së bashku gjithçka, duke e kthyer këtë takim në stil jetese, nё njё stil jete tё nxitur nga dashuria autentike.

Çështja e varfërisë është qendrore

Për të krishterët, çështja e varfërisë është qendrore. Papa Bergoglio nënvizon: “nëse duam të takohemi me të vërtetë me Krishtin, është e nevojshme që ta prekim Atë në trupin plot plagë të të varfërve”. Ndihma për ta nuk mund të jetë e rastësishme, është pjesë e jetës së të krishterëve, të cilët duhet ta dëgjojnë britmën e të varfërve e të impenjohen në favor të tyre. Sipas Papës Françeskut tek të varfërit duhet të shohim edhe atë varfëri ungjillore, e cila nuk duhet humbur, e natyrisht, nuk i bën njerëzit ta humbasin dinjitetin e jetës. Në këtë kuptim, të varfërit nuk janë problem, janë pasuri, që duhet përdorur për të pranuar e jetuar thelbin e Ungjillit.

16 nëntor 2019, 11:47