Papa: emëron mons. Cona asistent të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit
Papa emëroi Asistent për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit Mons. Luigi Roberto Cona, ndërsa gjithashtu zëvendës-sekretar të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit Mons. Miroslaw Stanisllaw Wachovski.
R.SH. - Vatikan
Papa emëroi Asistent për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit Mons. Luigi Roberto Cona, Këshilltar i Nunciaturës Apostolike në Itali.
Papa Françesku emëroi gjithashtu zëvendës-sekretar të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit Mons. Miroslaw Stanisllaw Wachovski, Këshilltar i Nunciaturës pranë të njëjtit Seksion për Marrëdhëniet me Shtetet. Njoftimin e jep buletini i Sallës së shtypit të Vatikanit.
Gjithnjë sot, Papa Bergolgio emëroi anëtar të zakonshëm të Akademisë Papnore të Shkencave profesoreshën Frances Hamilton Arnold, pedagoge e inxhinierisë kimike, bioinxhinerisë dhe biokimisë pranë California Institute of Technology në Pasadena.
24 tetor 2019, 13:24