Kërko

Vatican News
 Misionarë kombonianë Misionarë kombonianë 

Dal Toso: misioni është propozim feje, që i bën Zoti njeriut

Përfundoi sot, Muaji Misionar i jashtëzakonshëm, promovuar nga Papa Françesku, “me synim që të rizgjohet vetëdija e Missio ad gentes e të rinisë, me hov të ri, shndërrimi misionar i jetës baritore”. Intervistë e kryetarit të Veprave Papnore Misionare, imzot Giampiero Dal Toso, që bën një bilanç të ngjarjes misionare.

R. SH. - Vatikan

Më 1980 Gjon Pali II do të vendoste që muaji tetor të kremtohej, në të gjitha vendet, si “muaj i misionit universal”, duke saktësuar se “e diela e parafundit do të quhej “Ditë Misionare Botërore”. E reja e këtij tetori të jashtëzakonshëm  qëndron në faktin se Papa Françesku deshi të kremtonte njëqindvjetorin e shpalljes së letrës apostolike “Maximum illud”, me të cilën Benedikti XV deshi t’i jepte hov të ri përgjegjësisë misionare, për të kumtuar Ungjillin.

Maximum illud

Françesku  kujtoi edhe se është e nevojshme që “Maximum illud” të aktualizohet, për të kapërcyer, kështu, tundimin që fshihet pas çdo mbylljeje kishtare, çdo mbylljeje në vetvete, në kufijtë e tu të sigurt, çdo forme të pesimizmit baritor, çdo malli të shterpët për të kaluarën, “për t’i hapur udhë risive gazmore të Ungjillit”.

Muaji Misionar

Tema e Muajit Misionar të jashtëzakonshëm, Tetorit 2019, ishte “Të Pagëzuar e të ftuar: Kisha e Krishtit në mision nëpër botë”. Prej këndej - shpjegon imzot Giampiero Dal Toso, Kryetar i Veprave Papnore Misionare(Pom), në mikrofonin e Radio Vatikanit Italia, edhe misioni, i kuptuar si propozim feje, që Zoti ia bën njeriut”. “Koncili nënvizon se Zoti u flet njerëzve, ashtu si u flitet miqve, sepse dëshiron që njeriu, i cili në çdo kohë e në çdo vend është gjithnjë në kërkim të Zotit, të mund ta njohë drejtpëdrejt e të hyjë në bashkim me Të”. “Të flasësh sot për të pagëzuar e të dërguar, do të thotë se çdo i pagëzuar, në vogëlsinë e tij, mund të jetë misionar, mund të jetë mjet i propozimit, që Zoti dëshiron t’i bëjë njeriut, përmes dëshmisë së tij personale, përmes lutjes e edhe përmes ofertës së tij!”.

31 tetor 2019, 14:06