Kërko

Igreja de S. António de Cavungo, Moxico, em Angola ** Chiesa di S. António de Cavungo, Moxico, in Angola Programma Portoghese Igreja de S. António de Cavungo, Moxico, em Angola ** Chiesa di S. António de Cavungo, Moxico, in Angola Programma Portoghese 

Nënshkrimi i marrëveshjes ligjore midis Angolës e Selisë së Shenjtë

Marrëveshja ligjore njeh personalitetin juridik të Kishës Katolike në Angolë. Këto negociata filluan në mars të vitit 2018.

R.Sh. - Vatikan

Nesër, në Vatikan, Ministri i Punëve të Jashtme i Angolës, Manuel Augusto, pas bisedimeve komplekse diplomatike, do të nënshkruajë, me zyrtarët e lartë të Sekretarisë së Shtetit  të Vatikanit, marrëveshjen kornizë juridike ndërmjet Angolës dhe Selisë së Shenjtë Apostolike. Dokumenti, pasi shqyrtoi gjatë çështjen e Kishës katolike në vend, njeh personalitetin juridik të Kishës Katolike në Angolë, ku deri më sot, që nga pavarësia nga Portugalia (1975), ka vepruar e funksionuar, de-fakto, në një lloj regjimi.

Këto negociata filluan në mars të vitit 2018 pasi Presidenti angolan, João Lourenço, ngriti një komision ndërministror për negociata, që do të trajtonin këtë instrument të rëndësishëm ligjor. Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Vatikanit e Angolës datojnë që nga viti 1608, vit kur Antonio Manuel Nvunda qe emëruar ambasador i parë në Romë i Mbretërisë së atëhershme të Kongos.

Papa Shën Gjon Pali II e vizitoi Angolën në vitin 1992 dhe më vonë, Papa i nderit Benedikti XVI në  vitin 2009.

12 shtator 2019, 13:11