Kërko

Vatican News
Papa Francesco in visita a Strasburgo, al Consiglio d'Europa, Unione Europea Papa Francesco in visita a Strasburgo, al Consiglio d'Europa, Unione Europea 

Monsinjor Marko Ganci vëzhguesi i ri i Vatikanit në Këshillin e Evropës

Kujtojmë që statusi i vëzhguesit i është akorduar Selisë së Shenjtë më 7 mars të vitit 1970, e cila që nga viti 1962 ka marrëdhënie zyrtare me Këshillin e Evropës, organizatën ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është për të promovuar demokracinë, të drejtat e njeriut, identitetit kulturor evropian dhe kërkimin e zgjidhjeve të problemeve sociale në Evropë.

R.SH. - Vatikan

Selia e Shenjtë ka vëzhguesin e ri pranë Këshillit të Evropës në Strasburg. Është meshtari Monsinjor Marko Ganci, nga Catanzaro e Italisë, i cili që nga viti 2006 punon në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë. Flet anglisht, spanjisht e frëngjisht dhe deri tani ka punuar në përfaqësitë papnore në Bolivi, Greqi, Bashkimin Evropian në Bruksel dhe në Kenia.

Të shtunën e kaluar u emërua nga Papa Françesku, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Këshillit të Evropës në Strasburg. Mons Ganci, këshilltar i Nunciaturës, zë vendin e mons. Paolo Rudelli, të cilin Ati i Shenjtë Françesku në fillim të shtatorit e emëroi kryeipeshkëv titullar të Mesembrisë, duke i besuar në të njëjtën kohë zyrën e nuncit apostolik.

Kujtojmë që statusi i vëzhguesit i është akorduar Selisë së Shenjtë më 7 mars të vitit 1970, e cila që nga viti 1962 ka marrëdhënie zyrtare me Këshillin e Evropës, organizatën ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është për të promovuar demokracinë, të drejtat e njeriut, identitetit kulturor evropian dhe kërkimin e zgjidhjeve të problemeve sociale në Evropë.

23 shtator 2019, 14:44