Cerca

Vatican News
 Card. José Manuel Estepa Llaurens Kardinali José Manuel Estepa Llaurens 

Vatikani: ndërroi jetë kardinali spanjoll Estepa Llaurens

Kardinali spanjoll Estepa Llaurens bashkëpunoi me dikastere dhe organizma të ndryshëm të Selisë së Shenjtë. Ishte edhe anëtar i Komisionit të Vatikanit për redaktimin e Katekizmit të Kisha Katolike.

R.SH. - Vatikan

Ndërroi jetë, dje më 21 korrik, kardinali spanjoll José Manuel Estepa Llaurens, kryeipeshkëv ordinar nderi ushtarak për Spanjën: ishte 93 vjeç. Funerali do të kremtohet nesër në orën 11.00 në Katedralen e Forcave të Armatosura në Madrid, ku edhe edhe do të varroset.

I lindur në Andajar, dioqeza e Jaén (Spanjë), më 1 janar 1926, u shugurua meshtar në vitin 1954. Qe ipeshkëv ndihmës dhe vikar i përgjithshëm në Madrid, pastaj ipeshkëv ordinar ushtarak për Spanjën, kur Imzot Estepa Llaurens u thirr nga Pali VI e Gjon Pali II për të bashkëpunuar me dikastere dhe organizma të ndryshëm të Selisë së Shenjtë. Kryeipeshkvi spanjoll imzot Estepa Llaurens ishte edhe anëtar i Komisionit të përbërë nga gjashtë ipeshkvij për redaktimin e Katekizmit të Kisha Katolike. Ishte përgjegjës për versionin dhe edicionin spanjoll të kësaj vepre të rëndësishme.

Kur u botua Përmbledhja e Katekizmit të Kishës Katolike, Imzot Estepa Llaurens u ngarkua për kurimin e versionit në gjuhën spanjolle. Papa Benedikti XVI e krijoi kardinal në Koncistorin e 20 nëntorit 2010. Me vdekjen e tij, Kolegji i Kardinajve tani përbëhet nga 218 kardinaj, nga të cilët 120 zgjedhës dhe 98 jo votues.

22 korrik 2019, 13:32