Kërko

2019.06.18 PAPA - Convegno Napoli 2019.06.18 PAPA - Convegno Napoli 

Të premten Papa do jetë në Napoli

Papa Françesku do të jetë në Napoli, qytetin me krahë gjithmonë të hapur, mes profesorëve, seminaristëve e studentëve italianë e të huaj më 21 qershor, paradite, për t’i drejtuar fjalën e mbylljes Simpoziumit dyditor, organizuar nga Universiteti, me titull: “Teologjia pas Veritatis gaudium, në kontekstin e Mesdheut”.

R.SH. - Vatikan

"Me gëzim të madh Napoli po përgatitet të përqafojë Papën Françesku, të cilin ndjejmë si një bashkëqytetar tonin, afërt siç është shpirti i një qyteti me krahë që janë gjithmonë të hapur, mikpritëse siç është në saje të vokacionit, historisë, kulturës dhe kontekstit shoqëror. Nuk është e zakontë që Papa të marrë pjesë në një simpozium, por ai e ka veçanërisht përzemër temën, e cila më datën 21 qershor do të trajtohen gjatë punimeve të organizuar nga etërit jezuit, sivëllezërit e tij rregulltarë, në oborrin e Seksionit Shën Luigji të Fakultetit Teologjik të Italisë jugore: "Teologjia pas Veritatis gaudium në kontekstin e Mesdheut" ». Kështu shkruan kryeipeshkvi i  Napolit, Kardinali Crescenzio Sepe, duke ua prezantuar lexuesve të së përditshmes së Selisë së Shenjtë L’Osservatore Romano, të 20 qershorit, vizitën e Papës në Napoli, në program këtë të premte më 21 qershor.

Nga ana e tij, nëndekani i Fakultetit Teologjik Papnor të Italisë Jugore dhe Dekani i Seksionit Shën Luigji, Pino Di Luccio, rikujton ngjarjet historike të qendrës teologjike të jezuitëve në Posillipo, që fillon në vitin 1552, me “Kolegjin Napoletan”, në universitetit Federiku II, pranë “Gesù Vecchio” dhe ilustron përmbajtjen e simpoziumit.

Në konferencat e 20 qershorit do të analizohen kompleksitetet dhe tensionet që karakterizojnë kontekstin e ri të Mesdheut. Të nesërmen, më 21 qershor Papa Françesku do të jetë mes profesorëve, seminaristëve e studentëve italianë e të huaj më 21 qershor, paradite, për t’i drejtuar fjalën e mbylljes Simpoziumit dyditor, organizuar nga Universiteti, me titull: “Teologjia pas Veritatis gaudium, në kontekstin e Mesdheut” .

19 qershor 2019, 17:31