Cerca

Vatican News
Drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti Drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti 

Mbledhje e Përfaqësuesve papnorë në Vatikan

Papa Françesku ka mbledhur në Vatikan Përfaqësuesit papnorë, në një takim, që do të fillojë më 12 e do të përfundojë më 15 qershor. Ati i Shenjtë e ka konsoliduar tashmë këtë mbledhje, duke e përsëritur çdo tre vite, duke filluar nga viti 2013.

R.SH. - Vatikan

Përgatitja dhe koordinimi – deklaroi sot drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti – i është besuar Seksionit të Sekretarisë së Shtetit për personelin diplomatik vatikanas. Në takim do të marrin pjesë 103 përfaqësues papnorë, nga të cilët 98 nuncë apostolikë dhe 5 vëzhgues të përhershëm. Në ditën përfundimtare, më 15 qershor, janë ftuar edhe 46 nuncë apostolikë në pension.

Konferenca, sesione në grupe kontinentale dhe takim me Kurien Romake

         Më 13 qershor, pjesëmarrësit e takimit do të priten në audiencë nga Papa Françesku. Përveç dy mbledhjeve me eprorët e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, në program, edhe disa konferenca për azhurnimin mbi çështje të aktualitetit kishtar, të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të dialogut ndërfetar. Disa sesione pune do të zhvillohen në grupe kontinentale. Do të ketë takime me krerët e dikasterve të Kuries Romake dhe me ambasadorët e akredituar në Selinë e Shenjtë, me banim në Romë.

Çastet shpirtërore të takimit

Gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe çaste shpirtërore të rëndësishme. Ndër to, mëngjesi i 15 qershorit, kur Ati i Shenjtë do të kryesojë bashkëkremtimin eukaristik në kapelën e Shtëpisë së Shën Martës, në Vatikan. Mesha e hapjes do të kryesohet nga kardinali Pietro Parolin, më 12 qershor; pjesëmarrësit do të mblidhen për një çast lutjeje edhe në Kapelën Sikstine. Takimi do të përfundojë me një drekë, në praninë e Atit të Shenjtë, më 15 qershor, në Shtëpinë e Shën Martës.

10 qershor 2019, 12:07