Përcillet me homazhe të mbarë vendit Patriarku Libanit Sfeir
R.SH. - Vatikan
Sot paradite, kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Kishat Oriental, kryesoi Meshën e dritës në selinë patriarkale të Bkerké-s, në Bejrut. Në predikimin e tij, kardinali Sandri tha se Patriarku Sfeir e dëshironte me forcë paqen dhe pajtimin për të krishterët dhe myslimanët në Liban, duke u lutur që ky vend të mbetej "një mesazh i dialogut dhe bashkëjetesës" siç thoshte Gjon Pali II.
Sot pasdite, u mbajt funerali zyrtare në praninë e autoriteteve politike e fetare dhe të mijëra qytetarëve, të cilën me Patriarkun Sfeir i lidhë nderimi i thellë dhe mirënjohja për punën e tij të pakursyer në favor të paqes, posaçërisht në kohët më të vështira që kaloi Libani. Kardinali Sfeir, e udhëhoqi Kishën patriarkale të Antiokisë së maronitëve me shumë ëmbëlsi dhe vendosmëri.
Angazhimi i përbashkët për rivendosjen e pajtimit e të paqes, në respektimin e të drejtave njerëzore e në mënyrë të veçantë të lirisë fetare: kjo ishte ndër temat kryesore që kishte përzemër kardinali ndjerë Sfeir. Një tjetër temë për të cilën punoi shumë është ajo e marrëdhënieve ndërmjet feve të ndryshme të pranishme në Liban.
Kisha maronite, përmes figurës së jashtëzakonshme të Patriarkut Sfeir ka punuar e kërkuar gjithmonë, e posaçërisht në momentet kritike të viteve të mobilizimit të stërmadh të turmave të qytetarëve, që u quajt “revolucioni i kedrave”, një “pajtim kombëtar” në vend. Nasrallah Pierre Sfeir u bënte thirrje të fuqishme “të gjithë besimtarëve maronitë të ndërmerrnin “udhën e re të një spiritualiteti të vërtetë të bazuar mbi pajtimin, tolerancën e faljen reciproke”.
Kard Sandri nënvizoi se si sot tërë populli libanez, duke u nisura nga të gjitha autoritetet, besimet fetare, ambasadorët dhe mbi të gjitha nga qytetarët, shprehu, plot admirim, nderimet Patriarkut Sfeir, i cili qe njeri i dialogut dhe vëllazërimit, për të gjithë.
Bari i urtë
Njeri i lirë dhe i guximshëm,– kështu e kujtoi Papa Françesku kardinalin e ndjerë Sfeir, në një telegramin drejtuar Patriarkut aktual të Antiokisë së maronitëve, kardinalin Béchara Boutros Raï . Kardinali Sfeir shërbeu në një kuadër të vështirë historik. E u bë artizan i vendosur i bashkimit, paqes dhe pajtimit. “I lutem Atit të mëshirshëm – tha Papa Bergoglio - ta pranojë në banesën e tij të paqes dhe të dritës, këtë bari të urtë dhe të përkushtuar, që dinte t’ia dëshmonte dashurinë e Zotit popullit, që i ishte besuar”.