Kërko

Giardini Vaticani -  San Pietro Giardini Vaticani - San Pietro 

Vatikan: kard. Bertello, "Shteti nuk është mburojë a strukturë më vete, por ndihmë për misionin e Kishës"

Kard. Bertello: Qëllimi i Qytetit të Vatikanit "është të kontribuojë në misionin që Kisha zhvillon në botë, duke shtuar se "jo vetëm për fizionominë që ka, por për faktin se shërbimet dhe aktivitetet që ndoshta mund të duken larg nga misioni i Pjetrit, në të vërtetë janë pjesë e misionit të Papës”

R.SH. - Vatikan

Shteti i Qytetit të Vatikanit "nuk është një mburojë, as një mbrojtje, ose, siç lexohet shpesh, një strukturë e thatë me një menaxhim ku mungojnë efikasiteti dhe transparenca, por është realitet praktik në funksion të misionit të Pjetrit (Papës)”. Këtë nënvizoi kard. Giuseppe Bertello, President i Guvernatoratit të Vatikanit, duke hapur punimet e Konferencës  mbi temën: "Selia e Shenjtë dhe Qyteti i Vatikanit në kontekstin e ri ndërkombëtar", organizuar nga Shkolla e Studimeve të Larta në drejtësinë kanonike, kishtare dhe vatikanase në Lumsa, në Romë, me rastin e 90-vjetorit të Pakteve të Lateranit, që do të thotë me rastin e 90-vjetorit të Shtet Qytetit të Vatikanit.

Në fjalën e tij, kard. Bertello kujtoi se "në Ligjin kohëve të fundit mbi Qeverinë e Shtetit të Qytetit të Vatikanit, organizmi kompleks i Guvernatoratit të Selisë së Shenjtë përmendët si komunitet i punës”. Këtë, vuri në dukje kard. Bertello, duke shtuar se guvernatorati  "jo vetëm për fizionominë që ka, por edhe për shërbimet dhe aktivitetet që kryen, megjithëse duken larg nga misioni i Pjetrit, në të vërtetë është pjesë e vetë misionit të Papës”, pra në shërbim të Kishës.

Qëllimi i Qytetit të Vatikanit "është të kontribuojë në misionin që Kisha ka dhe zhvillon në botë", ripohoi kryetari i Guvernatorait të Vatikanit duke vënë në dukje se "me reformat e dëshiruar nga Papa Françesku, Qytet Shtet Qyteti i Vatikanit është në përputhje e përkim me standardet e kërkuara nga angazhimet ndërkombëtare, me një vullnet të fortë për ta bërë atë një realitet që vepron sipas parimit të administrimit të mirë dhe kritereve të efikasitetit, transparencës dhe në përputhe me parimet ekonomike”.

"Për Papën – shtoi kard. Bertello - shembulli dhe dëshmia e shërbimit kishtar janë shtylla të cilat duhet t’i mbështesin strukturat qeveritare, që veprojnë për ta ndihmuar Kishën të vazhdojë misionin e saj të shpalljes së Lajmit të Mirë (Ungjillit) të gjitha kombeve" .

Paktet Lateranense, model ligjor për mbrojtjen e lirisë fetare.

Paktet Lateranense të 1929-tës janë shembull i mjetit ligjor, që mbron lirinë fetare. Kështu mund ta vlerësojmë marrëveshjen historike ndërmjet Italisë e Selisë së Shenjtë, e cila më 11 shkurt 1929, sanksionoi lindjen e Qytet–Shtetit të Vatikanit. Një marrëveshje, që për Kishën është burim garancie, jo privilegjesh.
Një këndvështrimi i tillë është thellësisht aktual.

Në një epokë, kur të thuash se je i krishterë, është si të thuash se je armik i një ligji, i një shteti, i një kulti apo feje tjetër, ose më shkurt, i një fronti gjithnjë më të gjerë indiference moderne, i cili nuk dëshiron të trazohet nga ata, që praktikojnë një fe tejet të lashtë, Paktet ‘e vjetra’ Lateranense janë shembull, pikë e vërtetë referimi, për kë dëshiron të garantojë me ligj të drejtën e praktikimit të një besojmë.

Parë me sytë e së sotmes, Paktet Lateranense dhe Marrëveshja e Vilës Madama e vitit 1984, e cila harmonizoi normat konkordare me Kushtetutën republikane, përfaqësojnë, një të dhënë me peshë: janë mjete pozitive të mbrojtjes e të promovimit të lirisë fetare, parë si e drejtë individuale, kolektive dhe institucionale. Mbrojtja e saj, nuk mund të konsiderohet si objektiv i arritur një herë e përgjithmonë. Ajo kërkon tension të përhershëm e përshtatje të përvojës juridike me kërkesat, që krijohen nga evolucioni i vazhdueshëm i shoqërisë.

07 shkurt 2019, 13:11