Kërko

Pope Francis Pope Francis 

Papa: Monda, një njeri i sinqertë që përshkon botën pa u lodhur për vëllazërim e paqe

Monda: " Atë që e gjitha bota ka parë në Abu Dhabi, është një njeri i sinqertë që e përshkon botën pa u lodhur në favor të vëllazërimit dhe paqes, një njeri që e shfrytëzoi rastin e një përvjetori të lashtë për të "ardhur në Emiratet e Bashkuara Arabe si besimtar i etur për paqe, si vëlla që kërkon paqen me vëllezërit'".

R.SH. - Vatikan

"Atë që e gjitha bota ka parë në Abu Dhabi, më 4 shkurt 2019, në mbrëmje, është: një njeri i sinqertë i cili e përshkon botën pa u lodhur, një njeri që e shfrytëzoi rastin e një përvjetori të lashtë për të "ardhur këtu ( në Emiratet e Bashkuara Arabe) si besimtar i etur për paqe, si vëlla që kërkon paqen me vëllezërit'". Kjo "fotografia e udhëtimit të Papës Françesku në Emiratet e Bashkuara Arabe regjistruar nga drejtori i së përditshmes së Selisë së Shenjtë ‘L'Osservatore Roman’, Andrea Monda.

"Fjalën e vitit - tha drejtori Monda në editorialin e tij botuar në Osservatore Romano - Papa e shqiptoi dhe bëri të qartë që në mesazhin e tij Urbi et Orbi ditën e Krishtlindjes së kaluar, e kjo fjalë është vëllazërimi. Kjo fjalë  sot tregon frytin e saj më të bukur: paqen".

"Në shenjë vlerësimi të këtyre dy fjalëve : vëllazërimi e paqja dhe të domethënies e rëndësisë së tyre - vazhdon drejtori Osservatore Romano – Papa Françesku, më 4 shkurt në Abu Dhabi, bëri një gjest tjetër historik të papnisë së tij, që po i afrohet gjashtë vjetorit: nënshkrimin e përbashkët me Imamin e Madh të Al-Azhar Ahmed Al-Tayyib të 'Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor'.

05 shkurt 2019, 18:14