Vatikan: Vazhdon mbledhja e Këshillit të Kardinajve (C9) mbi reformën e Kishës
Vazhdojnë punimet e mbledhjes së Papës Françesku me Këshillin e Kardinalëve, të ashtuquajturin C9 për reformën e Kuries Romake, e cila filloi dje. Është fjala për mbledhjen e 28-të të Papës Françeskut me kardinajtë.
R.SH. - Vatikan
Vazhdojnë punimet e mbledhjes së Papës Françesku me Këshillin e Kardinalëve, të ashtuquajturin C9 për reformën e Kuries Romake, e cila filloi dje.
Këshilli kardinajve C9 (Këshilli 9-shës), i cili që nga themelimi tij, organizuar nga Ati i Shenjtë Bergoglio, punon e ka për synim të ndihmoj Papën “në qeverisjen e Kishës universale dhe në studimin e shqyrtimin e reformës së Kuries Romake, si mjet ungjillëzimi e shërbimi jo vetëm për Papën, por edhe për Kishat lokale në mbarë botën.
Është fjala, pra, për mbledhjen e 28-të të Papës Françeskut me kardinajtë: mbledhja e parë e C9 u mbajt nga 1 deri më 3 tetor 2013; mbledhja e fundit takimi u zhvillua nga 10 deri më 12 dhjetor të vitit të kaluar.
19 shkurt 2019, 17:56