Kërko

Vatican News
Presidenti Liberisë George Weah Presidenti Liberisë George Weah  (ANSA)

Dhimbja e Papës për vdekjen e njerëzve shkaktuar nga rrëshqitja e tokës në Liberi

Në një telegram nënshkruar nga kardinali Parolin, Papa Françesku shpreh "dhimbjen dhe solidaritetin " me ata që janë prekur nga kjo "tragjedi", i lutët Zotit për ata që janë në zi për vdekjen e të dashurve dhe për të gjithë ata që punojnë në operacionet e shpëtimit. 40 persona ende janë të bllokuar në minierën e prekur nga rrëshqitjet e dheut, të paktën 7 viktimat

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku është thellësisht i pikëlluar nga "plagët" dhe "humbja e jetës së njerëzve", shkaktuar nga rrëshqitja e dheut që ndodhi këtyre ditëve në Gbanipea, në pjesën veri-lindore të Liberisë. Kështu shkruhet në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar ipeshkvit të Gbarnga-s dhe presidentit të Konferencës Episkopale të Liberisë, imzot Anthony Fallah Borwah.

Afërsia e Papës

Papa Françesku u shpreh "solidaritetin" personave që janë prekur nga kjo "tragjedi", duke iu lutur  Zotit për ata që janë në zi për vdekjen e të dashurve të tyre dhe për të gjithë ata që janë të angazhuar në operacionet e shpëtimit. Së fundi, kërkon me gjithë shpirt  prej Zotit bekimet hyjnore dhe "forcën e shërimit".

Ekipet e shpëtimit

Dyzet njerëz, aktualisht, janë ende të bllokuar brenda një miniere ari që është goditur nga rrëshqitja e dheut 10 shkurtin e kaluar: autoritetet Liberiane njoftojnë se ekipet e shpëtimit janë duke gërmuar me duar, në përpjekje për t’i liruar personat e ngujuar. Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm edhe operatorët e Kryqit të Kuq. Të paktën 7 viktima janë konfirmuar e me dhjetëra njerëz të plagosur. Të hënën u mbajt një ditë zie kombëtare, dekretuar nga Presidenti Liberisë George Weah, i cili gjithashtu bëri thirrje të bashkohen përpjekjet dhe ndihmat e OKB-së, të Komunitetit ekonomik të Shteteve Perëndimore të Afrikës (ECOWAS), të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të  Kinës dhe të vendeve tjera "miqësore" me përvojë në menaxhimin e fatkeqësive.

Ushtria dhe policia u vendosën

Në zonën e Gbonipea, janë vendosur njësi të ushtrisë dhe policisë, të janë ndeshur në rezistencën e minatorëve ilegalë lokalë, duke arrestuar 65 prej tyre sepse kundërshtonin vendosjen e forcave.

21 shkurt 2019, 12:27