Kërko

Vatican News
Kardinali Parolin hap Kanalin e Panamasë Kardinali Parolin hap Kanalin e Panamasë 

Jashtë programit, në DBR, kard. Parolin shtyp një buton dhe hap Kanalin e Panamasë, me frikën e ndonjë dëmi

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Pietro Parolin, vizitoi sistemin e digave, që u jep mundësinë anijeve të kalojnë nga një oqean tek tjetri. E u ul në postin e komandimit për të hapur Kanalin e Panamasë.

R.SH. - Vatikan

Si çdo turist tjetër, edhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Pietro Parolin, shkoi të shihte Kanalin e Panamasë, ndërsa të rinjtë kremtonin Ditën e tyre Botërore. Por kardinali nuk është turist i çfarëdoshëm. U ftua nga autoriteti, që administron sistemin e famshëm e historik të digave, për të hapur një nga portat.

         “Dëshirojmë te jeni ju, Hirësi, ai që do të hapni pendën”, i thanë në strukturë. Kështu, më 26 janar, prelati u ul në një nga pozicionet, që administrojnë kalimin e rreth 40 anijeve të mëdha në ditë, në të dyja kahet e lundrimit, nga Oqeani Atlantik në atë Paqësor dhe anasjelltas.

         Sekretari i Shtetit të Vatikanit, që shoqëroi Papën Françesku në Ditën Botërore të Rinisë, zbatoi udhëzimet, duke klikuar në mausin e kompjuterit dhe duke hapur digën, që i dha mundësinë një anijeje të lundronte përmes Kanalit të Panamasë e të shkonte drejt Oqeanit Paqësor. “Shpresojmë të mos kemi bërë ndonjë dëm!” bëri shaka kardinali Parolin.

29 janar 2019, 16:36