Kërko

2018.10.18 Hirësia  Tij Kardinali shqiptar dom Ernest Simoni-Troshani 2018.10.18 Hirësia Tij Kardinali shqiptar dom Ernest Simoni-Troshani  

Kardinali Simoni Troshani: Krishtlindja na bashkon si besimtarë e si shqiptarë

Në porosinë dhe urimet e Krishtlindjes, Kardinali dom Ernest Simoni-Troshani nënvizon dhuratën e madhe që Zoti i bën njerëzimit me Lindjen e Krishtit. Nga Betlehemi na vjen Drita Hyjnore që na i ndriçon mendjet e ngrohë zemrat. Shqiptarëve u kërkon të gjejnë bashkimin e vëllazërimin, duke ditur se mbi tokë jemi shtegtarë e se caku i jetës sonë është Qielli.

R.SH. - Vatikan

Në porosinë dhe urimet e Krishtlindjes, Hirësia  Tij Kardinali shqiptar dom Ernest Simoni-Troshani nënvizon dhuratën e madhe të gëzimit, dashurisë e jetës që Zoti i bën njerëzimit me Lindjen e Krishtit.

Nga Betlehemi – thekson kardinal Simoni – na vjen Drita Hyjnore që na i ndriçon mendjet e ngrohë zemrat dhe ftesa të jemi të bashkuar. Shqiptarëve kardinali Ernest Simoni Troshani u kërkon të gjejnë bashkimin e vëllazërimin, duke ditur se mbi tokë jemi shtegtarë e se caku i jetës sonë e pasuria e vërtetë është në Qiell, po ta dëgjojmë Hirësinë e Tij Kardinalin Ernest Simonin-Troshanin.

Mesazhi Krishtlindjes nga kardinali Simoni-Troshani
27 dhjetor 2018, 15:07