Cerca

Vatican News
 Kongresi Ndërkombëtar i Komisarëve të Tokës Shenjte Kongresi Ndërkombëtar i Komisarëve të Tokës Shenjte 

Toka e Shenjtë. Kardinali Sandri “kujdesi për viset e shenjta është detyrë për çdo të krishterë”

Kardinali Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, foli dje në Kongresin Ndërkombëtar të Komisarëve të Tokës Shenjte, në Jeruzalem. “Kujdesi për Viset e Shenjta të shëlbimit tonë, ashtu si dhe solidariteti për ‘gurët e gjallë’, që vijojnë të jetojnë në këto vise, është detyrë për çdo të krishterë” - theksoi.

R. SH. - Vatikan

"Kujdesi për Viset e Shenjta të shëlbimit tonë, ashtu si dhe solidariteti për ‘gurët e gjallë’, që vijojnë të jetojnë në këto vise, është detyrë për çdo të krishterë”. E theksoi kardinali Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, duke folur dje në Kongresin Ndërkombëtar të Komisarëve të Tokës Shenjte, në Jeruzalem. Hirësia e Tij u shprehu mirënjohjen për shërbimin që kryejnë në të katër anët e botës, duke u kujdesur që çdo i krishterët të mos i harrojë detyrimet që ka ndaj Tokës Shenjte. “Nuk bëhet fjalë vetëm për të ndihmuar nevojtarët ose për t’i mbështetur misionarët.  Rëndësi ka  që secili të kujdeset për identitetin e  tij të thellë”.

Duke kujtuar shtegtimin e Shën Palit VI në viset e shëlbimit, kardinali pohoi se ai jo vetëm deshi të hapte një udhë për të ardhmen, por kryesisht të hynte në lumin e shtegtarëve, që prej dymijë vjetësh arrijnë në Tokën Shenjte, nganjëherë duke rrezikuar edhe vetë jetën. Shën Pali VI deshi të zgjojë dëshirën e zjarrtë të të gjithë Kishës për praninë e krishterë këtu e në gjithë Lindjen e Mesme - theksoi.

Duke iu drejtuar Komisarëve, Hirësia e Tij e quajti shërbimin që kryejnë, thirrje e vërtetë, më shumë se funksion burokratik, gjë që thekson nevojën e emërimit të  tyre në çdo provincë”.

27 nëntor 2018, 15:34