Cerca

Vatican News
 Komisioni Papnor për Mbrojtjen e të Miturve Komisioni Papnor për Mbrojtjen e të Miturve  (Vatican Media)

Takim për mbrojtjen e të miturve në Vatikan: u themelua Komiteti organizativ

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë përhapi sot komunikatën mbi krijimin e një Komiteti organizativ për takimin “Mbrojtja e të miturve në Kishë”, që do të mbahet në Vatikan, nga 21 deri më 24 shkurt. Referues do të jetë atë Zollner, anëtar i Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku - informon një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit -  caktoi anëtarë të Komitetit për takimin “Mbrojtja e të miturve në Kishë”, që do të mbahet në Vatikan nga 21 deri deri më 24 shkurt 2019, kardinalin Blasé J. Cupich, kryeipeshkëv i Çikagos (USA), kardinalin Oswald Gracias, kryeipeshkëv i Bombay (Indi) dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore  të Indisë; imzot Charles Scicluna, kryeipshkëv i Maltës dhe ndihmës-sekretar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë; të nderuarin atë Hans Zollner, jezuit, kryetar i Qendrës për Mbrojtjen e të Miturve, i ngarkuar si referues i vetë Komitetit.

“Në takimin, ku do të jetë i pranishëm edhe Papa - vijon komunikata - do të marrin pjesë krerët e Kishave katolike lindore, eprorët e Sekretarisë së Shtetit, prefektët e Kongregatave për Doktrinën e Fesë, për Kishat Lindore, për Ipeshkvijtë, Ungjillëzimin e Popujve, Klerin, Institutet e Jetës së Kushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike si dhe të Dikasterit për Laikët, Familjen e Jetën, kryetarët e Konferencave ipeshkvnore dhe përfaqësuesit  e Bashkimit të Eproreve  të përgjithshme.

Në punimet përgatitore të takimit  do të marrin pjesë, ndërmjet tjerëve, edhe doktoresha Gabriella Gambino, zëvendës-sekretare për Seksionin Jeta dhe doktoresha Linda Ghisoni, zëvendës-sekretare për Seksionin  Besimtarët Laikë. I pranishëm edhe Dikasteri për Laikët, Familjen e Jetën, Komisioni Papnor për Mbrojtjen e të Miturve dhe disa viktima të shpërdorimeve nga ana e klerit”.

23 nëntor 2018, 13:46