Shёn Nënë Tereza: vdekja është kthim në shtëpi, pranë Zotit
R.SH. - Vatikan
Mё 2 nёntor përkujtojmë të gjithë besimtarët e vdekur, Kisha, shtegtare mbi tokë jeton dhe shpreh, përmes Liturgjisë Shenjte, hallkën shpirtërore që e bashkon me Kishën qiellore. Kremtimet fetare të këtyre ditëve na ndihmojnë të thellojmë dy nga të vërtetat themelore të fesë së krishterë që besojmë: “Shoqërinë e Shenjtërve dhe të ngjallurit e korpit”.
Jeta na është dhuruar për të kërkuar Zotin,
Vdekja për ta gjetur,
Amshimi për ta shijuar për gjithmonë.
Nё kёtё ditё veçantё qё pёrkujtojmё tё vdekurit dhe i lutemi Zotit tё Jetёs sё Amshuar pёr ta, duam t’i kujtojmë fjalёn e Shenjtës shqiptare, Ganxhe Bojaxhiut – Nёnё Terezёs, e cila ndërroi jetë më 5 gusht 1997, mbi “Vdekjen”, qё sipas mёsimit tё krishterë ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor, siç e priste edhe shenjtja shqiptare që kur ishte gjallë:
“Vdekja – thoshte Nënë Tereza – është kthim në shtëpi; e megjithatë, njerëzit kanë frikë nga ç’mund t’u ndodhë e, atëherë, nuk duan të vdesin. Nëse nuk e shohim vdekjen si mister, atëherë kemi frikë të vdesim. Ekziston edhe brerja e ndërgjegjes: ‘Ndoshta mund të bëja diçka më të mirë’. "Gati gjithmonë, njeriu vdes ashtu siç ka jetuar.
Vdekja nuk është tjetër, veçse vazhdimi i jetës, plotësim i jetës. Është trupi i njeriut, që dorëzohet. Por zemra dhe shpirti i tij jetojnë në amshim. Nuk vdesin.
Çdo fe beson në amshimin, në një jetë tjetër. Kjo jetë nuk ka ndonjë fund të përcaktuar: ata, që besojnë se jeta mbaron përgjithmonë, e kanë frikë vdekjen. Nëse këtyre njerëzve do t’u shpjegohej mirë se vdekja s’është tjetër, veçse kthim në shtëpinë e Zotit, nuk do të kishin më frikë”.
(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))