Kërko

arcivescovo Ivan Jurkovic arcivescovo Ivan Jurkovic 

Selia e Shenjtë: të ndihmohen vendet e varfra për të dalur nga "kurthi i borxhit"

Selia e Shenjtë ka vënë në dukje se sistemi aktual nuk përputhet me "natyrën e vërtetë", e cila duhet të favorizoj përdorimin e burimeve të ruajtura dhe, ku është e mundur, të promovojë ekonominë reale, mirëqenien, zhvillimin e të gjithë njerëzve.

R.SH. - Vatikan

Përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë pohoi se një nga vështirësitë më të mëdha për vendet në zhvillim është "kurthi i borxhit", i cili është rritur me 8.5% gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 7.64 trilionë dollarë në 2017. Gjithnjë vitin e kaluar të njëjtat vende të varfëra kanë përdorur pothuajse 14% të të ardhurave nga eksporti. Shumica e këtyre vendeve që Fondi Monetar i konsideron se janë "rrezik i lartë", gjenden në zonën sub-Sahariane. Eshtë fjala - tha imzot Jurkovič – për një barrë të padurueshme që e vë në rrezik gjithë ekonominë afrikane.

Rritja e borxhit të jashtëm për shkak të krizës financiare globale

Rritja e borxhit të vendeve në zhvillim është rezultat i bërthamës "së sëmurë" të krizës aktuale ekonomike globale. Selia e Shenjtë - vazhdoi Imzot Jurkovič -  ka vënë tashmë në dukje se sistemi aktual nuk përputhet me "natyrën e vetë të vërtetë", e cila është për të favorizuar përdorimin e burimeve të ruajtura dhe, ku është e mundur, të promovojë ekonominë reale, mirëqenien, zhvillimin e të gjithë njerëzve. Kriza globale financiare e vitit 2008 ka treguar shumë qartë se sistemi aktual ekonomik dhe financiar botëror, nxit përhapjen e "risive të errëta financiare", paralele me një ekonomi reale, për të cilën është vështirë t’i llogaritet rreziku.

Fitimi nuk është i ligjshëm, kur nuk shikohet promovimi integral i njeriut

Selia e Shenjtë - vëren Imzot Jurkoviç - riafirmon bindjen se debati mbi çështjet ekonomike dhe financiare nuk mund të shpërfillë parimet etike siç janë liria, drejtësia dhe solidariteti që synojnë të promovojnë zhvillimin integral të njeriut duke e vendosur njeriun në qendër të sistemit ekonomik botëror. Kjo do të thotë që ne duhet të njohim vlefshmërinë e strategjive ekonomike që synojnë mbi të gjitha promovimin e barazisë dhe që, përtej zgjerimit pa dallim të fitimeve, ecën rrugës drejt mirëqenies integrale të njeriut në tërësi  si dhe të çdo personi. Fitimi nuk është në fakt i ligjshëm, kur nuk e shikon promovimin integral njerëzor, përhapjen universale të mallrave dhe opsionin preferencial për të varfrit. Tregjet duhet t'u shërbejnë interesave të popujve dhe të mirës së përbashkët të njerëzimit.

08 nëntor 2018, 16:09