Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Drekë me të varfërit Drekë me të varfërit  (@L'Osservatore Romano)

Në Vatikan, Dita e dytë botërore e të Varfërve, mesha e Papës në Shën Pjetër

Iniciativa të shumta në Romë me rastin e ditёs kushtuar tё varfёrve mё 18 nëntor, themeluar nga Papa në fund të Jubileut të Mëshirës. Drekё në Sallën Pali VI nё Vatikan me 1500 tё varfёr e nevojtarë

R.SH. - Vatikan

Tё dielën e ardhshme mё 18 nëntor, do të kremtohet edicioni dytë i Ditës Botërore kushtuar tё Varfërve, një ngjarje tё cilёn e deshi dhe themeloi Papa Françesku në përfundim të Jubileut të Mëshirës. E pikёrisht Papa Bergoglio do të kremtojё pёr këtë rast një Meshё në bazilikën e Shën Pjetrit, në ora 10, me pjesëmarrjen e më shumë se 4 mijë tё varfërve dhe nevojtarëve, njerëzve më pak të pasur dhe të varfërve të shoqëruar nga personeli i organizatave tё ndryshme vullnetare, qё do tё vijnë jo vetëm nga Roma dhe Lazio, por edhe nga dioqeza të ndryshme të botës. Në pёrfundim tё kremtimi Eukaristrik, 1.500 prej tyre do të pritёn në sallën e Palit VI, për të marrë pjesë në një drekë festive sё bashku me Papa Françeskun.

Dita – tema e së cilës këtë vit është "Ky skamnor e thirri nё ndihmё e Zoti e dëgjoi" (Ps 34,7), - i kujton mbarë komunitetit të krishterë se duhet t’i ndihmoj nevojtarët, tё varfrit, të dobëtit dhe burrat e grat të cilëve u shkelet dinjiteti.

Në Romë janë programuar disa evenimente për shёnimin e kёsaj Dite kushtuar tё varfёrve, organizuar nga Këshilli Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri. Nismat do të fillojnë të shtunën, më 17 nëntor, me një vigjilje lutjeje, për botën e shërbimit vullnetar, në bazilikën e Shёn Lorencit jashtë mureve.

Caritasi Romës, përveç hapjes sё zakonshme të mensave pёr tё varfёr në lagjet romake Ostia dhe Colle Oppio, do t’i presë në mensёn "Citadella della Carità - Santa Jacinta" e nё mensën "Shën Gjon Pali II" nё Via Marsala mbi 300 mysafirë nga dioqeza të tjera qё do të marrin pjesë në kremtim me Papën.

Dita kushtuar tё varfёrve do të vazhdojë në ora 19.00 me programin muzikor "Bijtë e Judës" në teatrin e Seminarit tё Madh Romak. Shfaqja do tё vihet në skenë nga grupi ‘I Sogn Attori’ i famullisë kishtare tё Shёn Judёs Tade në bashkëpunim me Caritasin dioqezan.

07 nëntor 2018, 11:46