Me frymë solidarieti, Koncerti i Krishtlindjes në Vatikan
R. SH. - Vatikan
“Një pikëz rrugëzgjidhjeje - apo, një pikë uji, në oqeanin e problemeve të mëdha” - kështu imzot Angelo Vincenzo Zani, sekretar i Kongregatës për Edukimin Katolik, e shpjegoi angazhimin e dikasterit për promovimin e nismave të Scholas Occurentes dhe Misioneve Don Bosco në favor të dy vendeve, që kalojnë kohë të vështira, si Iraku e Uganda. Atyre do t’u shkojnë të ardhurat e Koncertit të 26-të të Krishtlindjes në Vatikan, në program më 2 dhjetor, në orën 18. 30, në Sallën Pali VI.
Të bëjmë rrjet edukimi
“Të bëjmë rrjet edukimi”: kjo, parrulla e nismës që, pas arritjeve pozitive të projekteve të vitit të kaluar kushtuar cyberbullizmit, synon zhvillimin në dy realitetet, që po lulëzojnë në Erbil e në Palabek të Ugandës. Scholas Occurrentes po i ndihmojnë fëmijët irakianë të bëjnë rrjet ndërmjet enteve edukative e të nxisin shkëmbimin ndërmjet shkollave dhe universiteteve italiane. Misionarët salezianë po punojnë me përkushtim ndërmjet 40 mijë të ikurve nga lufta në Sudanin e Jugut, duke u mësuar disa profesione të rinjve të pranishëm në kampin e Palabek, të ikur me nënat e tyre nga konflikti. Për të financuar projektet, është tashmë aktiv sms solidare 45530.
Pak fjalë edhe për Koncertin e artistët, ndërmjet të cilëve një shqiptar
Për të kremtuar Festën gazmore të Krishtlindjes, në koncert janë thirrur zëra të famshme ndërkombëtare të pop, të rock, të soul, të gospel e të lirikës, për të dhuruar një koncert me motivet më klasike, që të kujtojnë pikërisht Lindjen e Krishtit.
Si çdo vit, shumë yje të muzikës botërore e mbështetën nismën, duke pranuar të marrin pjesë në këtë ngjarje të pëvitshme muzikore, që më pas ndiqet nga mbarë bota përmes mondovizionit. Ndërmjet tyre, edhe në shqiptar. Parashikohet pjesëmarrja e :
- Anastacia (SHBA)
- Alessandra Amoroso (Itali)
- Edoardo Bennato (Itali)
- Fabrizio Bosso (Itali)
- Dee Dee Bridgewater (SHBA)
- Giovanni Caccamo (Itali)
- Josè Feliciano (Porto Riko)
- Andrea Griminelli (Itali)
- Raphael Gualazzi (Itali)
- Hussain Al Jassmi (UAE)
- Ermal Meta (Shqipëri)
- Mihail (Rumani)
- Álvaro Soler (Spanjë)
- Gheorghe Zamfir (Rumani)
- New Direction Tennessee State Gospel Choir (SHBA)
- Art Voice Academy (Itali)
- Piccolo Coro Le Dolci Note (Itali)
- Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Miguel Angel Zotto e Daiana Guspero (Argjentinë)
Të gjithë do të këndojnë të shoqëruar nga Orkestra Universale Simfonike Italiane, drejtuar nga Mjeshtri Renato Serio e nga Mjeshtri bashkëpunëtor, Stefano Zavattoni.
Për të ndjekur koncertin mund t’i blini biletat Online në Ticketone, ose në Box Office Lazio
Për t’u kujtuar edhe se për të hyrë si spektatorë në Koncert, kërkohet veshje me ngjyrë të errët.