Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Kongregacioni i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve Kongregacioni i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve  (Vatican Media)

Sinodi 2018. Ruffini: ndër temat, “besueshmëria e Kishës”

Sot, Sinodi vijoi me kongregacionet e ipeshkvijve, për të cilat u fol edhe në konferencën e parë për shtyp, pas fillimit të asamblesë. Ndër temat e tyre, siç tha për gazetarët prefekti i Dikasterit për Komunikimin e Selisë së Shenjtë, Paolo Ruffini, edhe “çështja e besueshmërisë së Kishës dhe e faljes së kërkuar prej saj për të gjitha ato raste, kur nuk është treguar në lartësinë e detyrave të veta, në të gjitha fushat”.

R.SH. - Vatikan

Ruffini sqaroi se çështja e besueshmërisë së Kishës nuk u referohet vetëm abuzimeve, por “edhe mungesave të tjera në bashkësinë e krishterë, kur rregulltarët dhe laikët nuk janë treguar në lartësinë e kohës”, që na është dhënë. Përsa i përket atmosferës së krijuar dje pasdite dhe sot, Ruffini nënvizoi se ajo është “shumë shpirtërore, karakterizuar nga vëmendje e madhe nga ana e pjesëmarrësve, e jo vetëm nga ana e etërve sinodalë”.

Komisioni për Informimin

Rezultati i parë formal i Sinodit të të rinjve është zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Informimin, dje, në përfundim të relacioneve. Në të bëjnë pjesë kardinajtë Napier, Tagle, Lacroic, Schonborn dhe imzot Anthony Colin Fisher, kryeipeshkëv i Sidnejt.

Deri tani, në Sinod kanë folur 25 vetë e çdo pesë ndërhyrje, siç u kërkua dje nga Papa, është bërë një pushim prej 3 minutash, gjatë së cilës ipeshkvijtë qëndrojnë në heshtje për të reflektuar mbi gjithçka është thënë deri në atë çast. “Një nga momentet më mallëngjyese – nënvizon Ruffini – ishte kur etërit sinodalë vunë në dukje se emigrantët janë gati të gjithë të rinj”. Përsa u përket abuzimeve, për temën e emigrantëve dhe për temat e tjera, theksoi prefekti i Dikasterit për Komunikimin, “u kërkua falje”.

04 tetor 2018, 16:54