Cerca

Vatican News
2018.10.13 vescovi cinesi al sinodo sui giovani, intervista di Vatican News 2018.10.13 vescovi cinesi al sinodo sui giovani, intervista di Vatican News 

Ipeshkvijtë kinezë në Sinod: këtu është feja e vetme e Kishës, jemi një familje e madhe

Në një intervistë me Radio Vatikanin-Vatikanin-News, dy ipeshkvijtë e Kinës kontinentale John Baptist Yang Xiaoting dhe Joseph Guo Jincai shprehin gëzimin e tyre që janё të pranishëm për herë të parë në një asamble Sinodale

R.SH. - Vatikan

Gëzimi pёr mundësinë e pjesëmarrjes pёr herё tё parё në një Sinod, falënderimi pёr pritjen e ngrohtë dhe vetëdija e të qenit pjesë e një familjeje të madhe, asaj të Kishës, janë disa nga ndjenjat e shprehura nga dy ipeshkvijtë e Kinës kontinentale Imzot John Baptist Yang Xiaoting dhe Imzot Joseph Guo Jincai me rastin e një interviste dje, më 12 tetor, për redaksinë kineze të Radio. 

Ipeshkvijtё marrin pjesё për herë të parë në një asamble në Vatikan pas marrëveshjes historike midis Selisë së Shenjtë dhe Pekinit: "Ky sinod është për të rinjtë e mbarë botës dhe gjithashtu për tё rinjtë kinezë, pohojnё . Pra dy ipeshkvijtë nga Kina treguan përvojën e tyre tё jashtëzakonshme sinodale dhe përshkruan veprimtarinë baritore të dioqezave të tyre.

Shkëlqesi, a mund t'i shprehni ndjenjat për praninë tuaj në Vatikan për këtë Sinod për të rinjtë, bfeja dhe shqyrtimi i thirrjes shenjte?

Imzot Joseph Guo Jincai: Si ipeshkёv kinez, jam i lumtur të marr pjesë në Sinod për herë të parë. E ndjejmë se Kisha është një familje dhe kemi pas një mirëseardhje dhe mirëpritje të ngrohtë. Së bashku me Papën, kardinaljtёt dhe ipeshkvijtё nga mbarё bota, kemi biseduar në lidhje me çështjet që kanё tё bёjnё me të rinjtë, pёr shoshitjen e thirrjeve tё shenjta dhe se si duhen përballuar sfidat e kohës sonë. E ndjejmë se këtu ёshtё një fe e vetme e Kishës dhe se jemi një familje e madhe. Kemi ndarё sё bashku reflektimet tona me ipeshkvijtë tjerë dhe kemi biseduar pёr çështjet aktuale me të cilat po përballemi.

Ipeshkvi imzot John Battista Yang: Jam dakord me Imzot Guo. Edhe unë kam të njëjtën ndjenjë lidhur me argumentin. Ky sinod është bërë për të rinjtë e mbarë botës. Për tё rinjtё kinezë, ky Sinodi është shumë aktual dhe temat e çështjet që janë diskutuar janë po ato që na nevojiten për formimin e thirrjeve tё shenjta dhe janë një udhëzues. Për ne ky Sinod është shumë i rëndësishëm, ёshtё një përvojë e mirë.

13 tetor 2018, 17:04