Kërko

20171229_BAV_Vat.lat.268_0006_fr_0001v_scrivere, mano, manoscritto.jpg 20171229_BAV_Vat.lat.268_0006_fr_0001v_scrivere, mano, manoscritto.jpg 

Mons. Simon Filipaj, pёrkthyesi i Biblёs nё gjuhёn shqipe, nё pёrvjetorin e vdekejs

Prifti atdhetar, shqipëruesi i Biblës, dom Simon Filipaj, i vetmi në botën shqiptare arriti të realizojë një ëndërr 2000 vjeçare të kombit shqiptar. Në përkthimin e plotë të Biblës, dom Simon Filipaj punoi tërë jetën me përkushtim, dashuri e urti të jashtëzakonshme.

R.SH. - Vatikan

Më 2 shtator, kujtojmë pёrvjetorin e vdekjes së meshtarit shqiptar të kryedioqezës së Tivarit, mons. Simon Filipajn, përkthyesin e Biblës së plotë në gjuhën shqipe.

Figurë poliedrike, dom Simon Filipaj me veprimtarinë e tij në fushën biblike e teologjike, ka lënë në gjuhën shqipe kryeveprën botërore, Librin e Shenjtë, Biblën. Në përkthimin e plotë të Biblës, dom Simon Filipaj punoi tërë jetën me një përkushtim, dashuri e urti të jashtëzakonshme duke shkri të gjitha energjitë e dhantitë që Zoti i kishte dhuruar.

Krahas veprimtarisë meshtarake në famullinë kishtare që iu kishte besuar, dom Simoni punoi edhe në përkthimin shqip të librave liturgjike nga meshari romak, leksionarët, ritualët e tjerë. Kështu me Biblën në gjuhën shqipe e vepra tjera, dom Simon Filipaj dha një kontribut të dorës së parë për kulturën ndër shqiptarë. 

Me përkthimin e Librit të Librave – veprës monumentale, Biblës në gjuhën shqipe, si dhe përkthimin e shtjellimin e shumë librave tjerë biblike e liturgjike në gjuhën shqipe si Meshari, Leksionarët biblikë, ritualet etj, Simon Filipaj ka krijuar një gjini e rrymë tjetër të letërsisë shqipe të natyrës biblike e teologjike, pra asaj fetare.   

Meshtari shqiptar dom Simon Filipaj, realizoi njё ëndërr 2000 vjeçare
Eshtë me interes tё vihet nё dukje, se dom Simon Filipaj krahas punës ungjillëzuese, krahasa misionit të tij meshtarak, shërbimeve shpirtërore pёr besimtarёt, punës për ndërtimin e objekteve fetare, e punës kryesore të tij që ishte përkthimi i teksteve biblike, i teksteve liturgjike, ai që në fillim u mor në heshtje dhe fshehtazi (për shkak të drojës nga pushteti komunist) edhe me mbledhjen, sistemimin dhe përpunimin e gurrës popullore, pra folklorin e pasur, përmbledhje, të cilat më pas ia dorëzoi institutit Albanologjik të Prishtinës. Vjeljes sëe materialeve folklorike iu përvesh ne saje te dëshirës se madhe dhe dashurisë që ushqeu për kulturën tonë popullore.

Kështu, si i pari folklorist pas Luftes së Dytë Boterorë i trevave shqiptare në Mal të Zi dhe me gjërë, arriti të shpetojv nga zhdukja dhe harresa një grumbull të madh të këtij visari gojor të mbledhura me besnikëri, si: epika legjendare, balada, këngë dhe poezi popullore të zhvilluara në lirikë, kenge dashurie, vajtime, gjeme, anekdota etj, duke i botuar ato qe nga numri i pare i vjetarit "Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji", Prishtine, 1971, '73, '74, '75, '78, '82 etj., si edhe neper vëllimet e posaçme folklorike qe zuri te botoje instituti Albanologjik. Disa nga materialet, akoma sot gjenden te arkivuara ne arkivin e këtij instituti.

Veprimtaria përkthyese e don Simonit.
Filipaj per fillimin e perkthimeve, te cilat i perfundoi me sukses, e ndihmoi njohja e thelle e kultures dhe gjuhes popullore me permasa buzukiane, si dhe njohja e mire e gjuheve  klasike dhe atyre biblike. Per seriozitetin e punes se tij 40 vjeçare te bere, na flet fakti se don Simon Filipaj, pervec shqipes dhe kroatishtes, zote-ronte mire latinishten, greqishten e vjeter dhe italishten. Gjate perkthimeve u sherbye edhe me hebreishten, kurse nga gjuhet e sotme ne perkthime e ndihmonte mjaft, njohja edhe e gjuhes frenge.

Perkthyesi, megjithese ishte njohes i mire i letersise  së përgjithshme botërore dhe i gjuhes shqipe, per shkak te rikompozimit te gjuhes shqipe dhe pamundesise se kontaktimit me boten intelektuale shqiptare, e cila ishte e zhytur me ideologjine ateiste e komuniste, pati veshtiresi jo te pakta gjatë punës, ne tekstet ne gjuhet semitike, por fale intelegjences se tij te rralle, me sukses ia doli ne krye, duke i mbetur besnik formave te perkthimit dhe duke ruajtur veçoritë e tiparet  stilistike te Bibles.

"Shqipja", thoshte dom Simoni, "ka aftesine ta jape terminologjine veshtrimplote ne perkthimin e Bibles, sikur kane patur gjuhet klasike". Sipas gjuhetareve te shquar shqiptare, perkthyesi, duke e bere perkthimin e librave te Beselidhjes se Vjeter nga "Nova Vulgata" (perkthim i Bibles ne latinisht nga shen Jeronimi, shek.IV) dhe librat e Beselidhjes se Re nga gjuha greqishte, me mjeshtri te madhe iu pergjigj ne teresi kerkesave gjuhesore e interpretuese te gjuhes se sotme shqipe.

Bibla e Shenjtё, përkthim kryevepër e dom Simonit
Permes Bibles, e cila permban Fjalen e Zotit e që eshte nje liber i vecante i mbare botes, ne hyjme nder popujt e perparuar te botes se qyteteruar. Perkthimi dhe botimi i Bibles ne teresi si dhe i teksteve te tjera liturgjike, per cdo gjuhe, kohe dhe hapesire, eshte ngjarje e dores se pare fetaro-kulturore.

Duke patur parasysh lidhjen e ngushte te gjuhes, tradites dhe kultures shqiptare me ate te Bibles, per ne shqiptaret, perkthimi i kesaj kryevepre boterore e te rralle, ka nje domethenie historike. Keshtu, sa here qe permenden viganet e ndritur te kulures shqipatre: ate Pal Engjelli, dom Gjon Buzuku, papa Leke Matrenga, imzot Pjeter Budi, imzot Frang Bardhi, imzot Pjeter Bogdani, imzot Grigori i Durresit, imzot Gjon Kazazi, Konstantin Kristoforidhi, imzot Fan Noli, atё Shtjefen Gjecovi, atё Gjergj Fishta e shume te tjere, detyrimisht kujtohet edhe, modeli i priftit atdhetar, shqiperuesi i Bibles, dom Simon Filipaj, i cili ishte i vetmi qe ne boten shqiptare arriti te realizoje nje enderr 2000 vjecare te kombit tone. Mosn Simon Filipaj, rilindasi i fundit shqiptar me perkthimin e Bibles dhe librave te tjera liturgjike, hyn si i merituar ne analet e kultures shqiptare.

Në arkivin e redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit ruajmë zërin e dom Simon Filipajt, e në mënyrë të posaçme, dëshminë e tij dhënë menjëherë pas njërit nga momentet më të rëndësishme e të lumtura të jetës së tij: takimin që pat me Papën Shёn Gjon Palin II, në Vatikan, më 10 tetor të vitit 1994, gjatё të cilin, shoqëruar  nga kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit imzot Rrok Mirditën e dom David Xhuxha, dom Simon Filipaj i dhuroi personalisht Atit të Shenjtë Wojtila kopjen e Biblës në gjuhën shqipe.

E Papa Shёn Gjon Pali II me Biblën në gjuhën shqipe në dorë, duke përgëzuar dom Simonin për punën kolosale që kishte bërë i tha: “Me përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe, mons Simon e radhite popullin tënd shqiptar ndër popujt e mëdhenj të qytetëruar, duke ripohuar edhe një herë traditën e lashtë të krishterë dhe fisnikërinë me të cilën është dalluar përherë populli shqiptar".

02 shtator 2018, 14:55