Kërko

Turismo internazionale, volo aerei, mondo Turismo internazionale, volo aerei, mondo 

Dita Botërore e Turizmit: një mjet për vlera dhe ideale

"Turizmi dhe transformimi digjital": kjo është tema e propozuar për Ditën Botërore të Turizmit 2018 e cila, promovuar nga Organizata Botërore e Turizmit, kremtohet çdo vit më 27 shtator. Mesazhi i kardinalit Turkson.

R.SH. - Vatikan

"Turizmi është një mjet efikas vlerash dhe idealesh kur ofron raste dhe mundësi për rritjen e  njeriut, si në përmasën e tij transcendentale, të hapur për takimin me Zotin, qoftë edhe në përmasën e tij tokësore, në mënyrë të veçantë për takimin me njerëz të tjerë dhe kontaktet me natyrën". Kështu shkruan, mes tjerash, Kardinali Turkson, në një mesazh të Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin Integral të Zhvillimit Njerëzor, më 4 gusht, në kuadrin e Ditës së sotme Botërore të Turizmit.

Dixhitali në sektorin e turizmit

Vitin e kaluar sektori ndërkombëtar i turizmit shënoi një rritje të përgjithshme prej 7%, një shifër që për më tepër duket se është në rritje vazhdueshme. Teknologjia dixhitale tashmë ka hyrë edhe në këtë fushë: duke i transformuar në mënyrë drastike mënyrat e përjetimit të turizmit, kohës së pushimit, organizimit të pushimeve dhe lëvizjen në të gjitha format e saj. "Turisti sot është dixhital - tha në një intervistë për Vatican News Margaret Romanelli, përgjegjëse e komunikimit të Dikasterit të Vatikanit për zhvillimin integral -. Këndej, edhe para se të lëvizin fizikisht, njerëzit lëvizin nëpërmjet Internetit duke krijuar kontakte e lidhje". Tendencat e fundit tregojnë për shembull se rreth 50% e udhëtarëve dixhitalë nxiten dhe frymëzohen nga pamja e fotografive dhe komenteve në internet, dhe 70% përpara se të vendosin, i konsultojnë videot dhe mendimet e atyre që kanë përjetuar udhëtimin ku mendojnë të shkojnë.

Qëndrueshmëria turistike

Produktet dhe shërbimet e turizmit "janë pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, në emër të të cilit orientohet edhe rritja e sektorit", thotë kardinali Turkson në mesazhin e tij. "Nevoja për turizmin e qëndrueshëm nuk duhet nënvlerësuar", vazhdoi Romanelli: përdorimi i mjeteve dixhitale mund të jetë një mundësi e madhe për të bërë shërbime më të mira, për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të reja, por gjithashtu duhet të edukojë në një bashkë-përgjegjësi ndaj botës ku jetojmë, "duke krijuar forma të reja për rikuperimin funksional të mbeturinave, riciklimin dhe ripërdorimin krijues që ndihmojnë për të mbrojtur mjedisin".

Rinia: nuk mjafton të lidhet për t'u takuar

Brezat e rinj përbëjnë pjesën më të madhe të përdorimit dixhital. Prandaj është e nevojshme të "jenë të arsimuar në teknologji - thotë Romanelli - dhe ta jetojnë jetën e tyre dixhitale pa i ndarë sjelljet on-line nga ato off-line-, për të mos u mashtruar nga bota virtuale, e cila e shtrembëron perceptimin e realitetit." Siç kujton Papa Françesku, ne nuk mund të jetojmë vetëm, por për jetuar me të tjerët, nuk mjafton të lidhesh në internet: është e nevojshme që "lidhja në internet të shoqërohet nga takimi i vërtetë".

27 shtator 2018, 13:58