Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Papa me Imzot Edgar Peña Parra Papa me Imzot Edgar Peña Parra 

Imzot Edgar Peña Parra, zëvendës për Punët e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit

Papa Françesku emëroi Zëvendës për Punët e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit, imzot Edgar Peña Parra, Kryeipeshkëv titullar i Telepte, deri tani Nunc Apostolik në Mozambik. Do ta marrë në dorëzim detyrën më 15 shtator.

R. SH. - Vatikan

Imzot Edgar Peña Parra, Kryeipeshkëv titullar i Telepte, lindi në Maracaibo (Venezuelë), më 6 mars 1960. Pas shugurimit meshtarak, më 23 gusht 1985, u inkardinua në dioqezën e Marakaibo-s. U diplomua në Drejtësi Kanonike, për të hyrë, më 1 prill 1993, në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë. Shërbeu në Përfaqësitë papnore në Kenia, Jugosllavi, pranë Zyrës ë OKB-së në Gjenevë, në Nunciaturat Apostolike të Afrikës së Jugut, Hondurasit e Meksikës. I emëruar Kryeipeshkëv-titullar i Telepte-s më 8 janar 2011, u shugurua ipeshkëv më 5 shkurt 2011, për të nisur menjëherë pas, detyrën e nuncit apostolik në Pakistan nga viti 2001, deri më 2004 e të nuncit apostolik në Mozambik, nga 21 shkurti 2015.

15 gusht 2018, 13:35