Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Xhandarmëria e Vatikanit Xhandarmëria e Vatikanit 

“Çmimi Yjet e Ienkës”- sivjet, Xhandarmërisë së Vatikanit

Pranë Shenjtërores së Shën Pjetrit të Ienkës (Aquila), u organizua sot ceremonia kushtuar “Çmimit Yjet e Ienkës”. Çmimi iu dorëzua Xhandarmërisë së Vatikanit.

R. SH. - Vatikan

Pranë Shenjtërores së Shën Pjetrit të Ienkës (Aquila), u organizua sot ceremonia kushtuar “Çmimit Yjet e Ienkës”. Çmimi iu dorëzua Xhandarmërisë së Vatikanit e pikërisht, Komandantit, Domeniko Giani.

Iu dha Xhandarmërisë së Shtetit të Qytetit të Vatikanit - shkruajnë organizatorët – si shprehje e mirënjohjes për shërbimin që kryen ditë për ditë, që prej dyqind vjetësh, në mbrojtje të Papëve, në Itali e jashtë saj, si dhe për kryerjen e detyrave të sigurimit territorial.

05 gusht 2018, 12:05