Versioni Beta

Cerca

Vatican News
VATICAN-POPE-CHILE-PERU-TRIP VATICAN-POPE-CHILE-PERU-TRIP  (AFP or licensors)

Abuzimet: Burke mbi letrën e Françeskut drejtuar popullit të Zotit, "Papa e quan abuzimin krim"

Burke: "Është me rëndësi që Papa e definon abuzimin si krim", "jo vetëm mëkat e kërkon falje; ai gjithashtu pranon se asnjë përpjekje për të ndrequr të keqen e bërë, nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme as për viktimat e as për të mbijetuarit".

R.SH. - Vatikan

"Po flasim për Irlandën, Shtetet e Bashkuara dhe Kilin, por jo vetëm nga këto vende. Papa Françesku, në fakt, i shkroi Popullit të Zotit, dhe kjo do të thotë se ai u shkroi të gjithëve ". Greg Burke, zëdhënës i Selisë së Shenjtë e fillon kështu deklaratën e tij pas Letrës së Papa Françeskut drejtuar Popullit të Zotit mbi pasojat e "abuzimeve seksuale" të kryera kundër të miturve nga "klerikë dhe persona të shuguruar". "Është me rëndësi që Papa e definon abuzimin si krim", thotë zëdhënësi i Selisë së Shenjtë në Vatikan, "jo vetëm një mëkat dhe kërkon falje; por ai gjithashtu pranon se asnjë përpjekje për të ndrequr të keqen e bërë, nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme as për viktimat e as për të mbijetuarit ".

"Gjatë viteve - vazhdon Burke - Papa ka dëgjuar shumë viktima dhe kjo del qartë nga Letra. Ai nënvizon se dëmtimet e shkaktuara nga abuzimet kurrë nuk do të shërohen. Papa Françesku ripohon se nevojitet urgjentisht një përgjegjësi më e madhe jo vetëm nga ata që i kanë kryer këto krime të urryera, por edhe nga ana e atyre që i kanë mbuluar ato, ku në shumë raste këto janë peshkopët".

20 gusht 2018, 16:03