Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018-01-17 Papa Francesco e giovani 2018-01-17 Papa Francesco e giovani  (Vatican Media)

Të rinjtë në shtegtim në Romë te Papa në përgatitje për Sinodin e ardhshëm

Më 11 dhe 12 gusht, pas shtegtimeve nëpër dioqezat italiane, mijëra të rinj do të takohen me Papën, nё kuadrin e nismës sё Konferencës episkopale italiane "Përmes një mijë rrugëve në Romë" .

R. SH. - Vatikan

Dhjetëra mijëra të rinj, nga rreth 200 dioqeza të mbarё Italisë, në javën e parë të gushtit do të nisen udhës në këmbë, duke përshkuar e zbuluar rrugët e shtegtarëve të tokave të tyre të origjinës, pёr t’u takuar sё bashku në Romë, të shtunën mё 11 dhe të dielën, 12 mё gusht.

Tё shtunën mё 11 gusht nё ora 11:00 nё Circo Massimo dhe tё dielёn nё mёngjes mё 12 gusht në Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, priten të paktën pesëdhjetë mijë tё rinj, tё shoqëruar nga më shumë se 100 ipeshkvij.

Tё shtunën mё 11 gusht, takimi do tё mbahen në Circo Massim nё Romё, ku, ndërmjet orës 18:30 e 20:30, Ati i Shenjtë Françesku do të takohet me të rinjtë.

Tё dielën, 12 gusht në ora 9.30, në Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, kard. Gualtiero Bassetti, kryetar i CEI, do të kryesojë kremtimin Eukaristik. Në orën 11.00 Papa Françesku përsëri do t’i takojё shtegtarët e rinj, tё cilёve do t’u japë mandatin e tij misionar dhe do t’i bekojё dhuratat që tё rinjtë italianё do t’i sjellin në Ditёn Botёrore tё Rinisё (DBR) në Panama (janar 2019): Krishti i kryqëzuar i Shёn Damjanit dhe Zoja e Bekuar e Loreto-s.

Pas lutjes sё mesditës tё Engjëllit tё Tёnzot dhe Bekimit të Papës, grupet e shtegtarëve do të kthehen në dioqezat e tyre. Detajet e programit do të paraqiten në një konferencë shtypi, të martën, mё 7 gusht, në ora 12:00, në Romë, në sallën Marconi nё selinë e Watican News nё Piazza Pia n.3 nё Romё.

Janar 2019, takim në Panama

E njoftuar në korrik 2016 nga vetë Papa Françesku, në përfundim të DBR-së së Krakovisë, në Poloni, Dita e 34-të Botërore e Rinisë që do të mbahet në Panama nga 22 deri më 27 janar 2019, do të ketë për temë, pikërisht frazën nga Ungjilli i Lukës, pjesë e Himnit: “Ja, këtu, shërbëtorja e Zotit; Më ndodhtë siç the ti!” (Lk 1,38).  

19 korrik 2018, 07:54