Kërko

 Kryeipeshkvi Bernardito Auza, Vëzhgues i përhershëm i Selisë Shenjtë pranë OKB- së në New York, në konferencën e Kombeve të Bashkuara. Kryeipeshkvi Bernardito Auza, Vëzhgues i përhershëm i Selisë Shenjtë pranë OKB- së në New York, në konferencën e Kombeve të Bashkuara. 

Selia e Shenjtë: terrorizmi mposhtet me integrim shoqëror

Duke folur, këto ditë, në konferencën e OKB-së, përqendruar mbi terrorizimin, Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, imzot Bernardito Auza, theksoi, ndërmjet impenjimeve më të rëndësishme, vënien në jetë të politikave, që favorizojnë integrimin shoqëror.

R. SH. - Vatikan

Eshtë jetike të respektohen Konventat mbi të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare. Kjo mund t’i pengojë edhe terroristët që t’i shpërdorojnë  e t’i shkelin të drejtat e njeriut. E pohoi këtë, në New York, imzot Bernardito Auza, duke nënvizuar se për t’iu kundërvënë kërcënimeve kundër paqes dhe sigurisë, është vendimtar - përveç rolit udhëheqës të Kombeve të Bashkuara - koordinimi ndërmjet shteteve. Imzot Auza kujtoi edhe se Selia e Shenjtë angazhohet aktivisht, së bashku me liderët e feve të tjera, për të parandaluar nxitjen e çdo forme të radikalizimit, domethënë, të çdo qëndrimi ekstrem ose zgjidhjeje radikale.

Aktivizimi i shoqërisë civile

Gjatë konferencës, organizuar nga OKB-ja, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile, diskutuan, posaçërisht, lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve, për t’i vënë pritë terrorizmit. Për imzot Auzën, një nga kyçet për ta luftuar këtë plagë, është integrimi shoqëror: duhen përballuar, në radhë të parë, problemet e bashkësive, ku ndjehet më shumë rreziku për radikalizim e ku mund të lëshojnë rrënjë ideologji fundamentaliste dhe procese rekrutimi. Është themelor, prandaj - shtoi prelati - aktivizimi i gjithë shoqërisë civile, që mund t’i nxisë qeveritë t’i respektojnë të drejtat e njeriut. Për të parandaluar që individët ose grupet të përfundojnë në veprimtari terroriste  - nënvizoi akoma Prelati - duhen përdorur burime tejet të përshtatshme juridike.

Nisma lokale kundër kërcënimeve globale

Faktor tjertër kyç, theksuar nga Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, është aktivizimi i popullsive vendase. Një pjesë e mirë e suksesit ose e dështimit të strategjive kundër terrorizmit - nënvizoi imzot Auza - bazohet mbi nismat lokale. Në këtë kuptim, qeveritë - kujtoi - janë në vijë të parë për promovimin e strategjive kundër terrorizmit  e edhe për mobilizimin, posaçërisht të të rinjve, kundër kësaj plage. Për t’iu kundërvënë radikalizmit, duhen promovuar edhe politika – vërejti akoma imzot Auza - që favorizojnë punësimin dhe përmirësojnë propozimet formuese. Pa harruar se duhet të garatojnë lirinë e fjalës dhe mundësinë e shprehjes së pakënaqësve përmes formave demokratike, për të shmangur rrezikun e përhapjes së urrejtjes dhe të dhunës.

 

 

02 korrik 2018, 16:45