Kërko

 Takimi parasinodal 2018,  kushtuar  të rinjve : "Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes" Takimi parasinodal 2018, kushtuar të rinjve : "Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes" 

Sinodi i të rinjve: 7 fjalë-kyçe të Instrumentum Laboris

U botua Instrumentum laboris i Sinodit: web-i, seksualiteti, papunësia, familja, edukimi, shekullarizimi, sëmundja - ndërmjet temave të propozuara nga të rinjtë dhe episkopatet, si skemë e planit të punës, për Sinodin e tetorit.

R. SH. - Vatikan

Papunësia dhe mënjanimi; seksualiteti, veset, vartësitë; dark web e fake news; skandalet në Kishë dhe përbuzja e institucioneve, mungesa e formimit shkollor dhe kriza ekonomike e shoqërore. E më pas, akoma,  shekullarizimi, radikalizimi, foreign fighters e deri te fenomeni i hikikomori, tek adoleshentët, që vetërekrutohen a më mirë të themi, mbyllen vullnetarisht në shtëpi, duke u shkëputur fare nga shoqëria.

Në Instrumentum Laboris, botuar sot nga Vatikani, që përfaqëson pikat kryesore të Planit për punimet e Etërve të Sinodit, i cili do të mblidhet në tetor, radhiten kërkesat e druajtjet, kritikat e zhgënjimet, dëshirat e shpresat e të rinjve të sotëm, që përfaqësojnë ¼ -tën e popullsisë botërore” (rreth 1,8 miliard, duke pasur parasysh moshën 16 deri në 20 vjeç).

Tematikat, që pasqyrohen në Instrumentum Laboris, u zgjodhën nga vetë të rinjtë, përmes pyetësorit on line, dërguar muajt e kaluar nga Sekretaria e Sinodit. Të gjitha përgjigjet vijnë nga burimet e para të dokumentit, së bashku me vërejtjet e Konferencave ipeshkvnore të botës, nga rezultatet e Seminarit ndërkombëtar mbi kushtet e jetës së të rinjve, mbledhur në Romë (11-15 shtator 2017) dhe materiale të mbledhura gjatë Takimit para-sinodal (19-24 mars 2018), në të cilin morën pjesë rreth 300 të rinj, ardhur nga pesë kontinentet dhe 15 mijë të tjerë, përmes  mjeteve të komunikimit.

Shtatë fjalët kyçe, për Sinodin

Thirrja: Kujtojmë se tema e sinodit është “Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes” . Fjala e parë pra, është thirrja, për të cilën shkruhet se duhet njohur, interpretuar e duhet zgjedhur, në kulturën e pavendosmërisë.

Familja: Familja mbetet pikëmbështetjeje, por duke parë marrëdhëniet ndërmjet breznive e duke reflektuar për ata që nuk duan ta krijojnë e që vijojnë të shtohen në botë.

Bioetika: Frika nga lidhjet, seksualiteti i vetëpërqendruar dhe vartësitë. Debat mbi kontracepsionin, homoseksualitetin, bashkëjetesën, martesën dhe gender. Aktivizimi i të burgosurve.

Shoqëria e Puna:  të kesh punë të përhershme, është kërkesë themelore.

Politika: Të rinjtë duhet të jenë të aftë të mobilizohen, por jo të  magjepsen nga politika: t’i thonë jo korrupsionit e racizmit; po, kujdesit për shtëpinë e përbashkët e luftës kundër diskriminimit.

Mediat: Të rinjtë, pre e lehtë e “fake news” e “dark web”, rrezikohen nga izolimi e edhe nga sindrona e “hikikomori”.

Emigrantët: Problemi i të miturve të pashoqëruar. Mirëpritja e emigrantëve dhe e refugjatëve.

Pabarazitë: Të rinjtë, viktima të racizmit, vartësive dhe shpërdorimeve. Vetëvrasjet, shkaku i parë i vdekjeve në disa vende.

Dëshmia: Fe gjithnjë më likuide; të rinjtë duan një Kishë më pak institucionale, e më shumë relacionale.

19 qershor 2018, 14:27