Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Panoramica cupola San Pietro Panoramica cupola San Pietro 

Sekretaria pёr Komunikim bëhet Dikaster i Vatikanit

Me një Reskript të botuar sot në tё përditshmen e Selisë sё Shenjtë, l’Osservatore Romano, Papa Françesku e ndryshoi emrin e Sekretarisë për Komunikimin shoqëror në Dikasterin për Komunikim.

R.SH. - Vatikan

Në Audiencën e fundit të muajit shkurt me Zëvendësin e Sekretarisë sё Shtetit tё Vatikanit për Çështje të Përgjithshme imzot Angelo Becciu, Papa Françesku, pasi dëgjoi mendimin e Këshillit të Kardinajve, ka vendosur që Sekretaria e Vatikanit për Komunikimin shoqëror të thirret, që tani e tutje: "Dikaster për Komunikim". Reskripti u publikua në tё përditshmen e Vatikanit l’ Osservatore Romano, dhe hyn në fuqi sot, e prandaj do të publikohet në Acta Apostolicae Sedis  

23 qershor 2018, 16:22