Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018-02-27 incontro cardinali consiglieri 2018-02-27 incontro cardinali consiglieri  (Vatican Media)

Reforma e Kuries: mbledhje e re e Këshillit të kardinajve me Papën

Filloi sot takimi i 25-të i të ashtuquajturës C9, Këshillit të Kardinajve që ndihmon Papën në reformën e Kuries Romake dhe në qeverisjen e Kishës

R. SH. - Vatikan

Filloi sot paradite në Vatikan, në prani të Papa Françeskut, Mbledhja e 25-të e Këshillit të Kardinajve. Punimet do të vazhdojnë deri të mërkurën, më 13 qershor. Mbledhja e mëparshme, e cila u zhvillua nga 23 deri më 25 prill, iu kushtua kryesisht leximit të draftit të Kushtetutës së re Apostolike të Kuries Romake.

Një vëmendje të veçantë iu kushtua edhe disa temave të caktuara si: Kuria Romake në shërbim të Atit të Shenjtë dhe të Kishave të veçanta, natyra baritore e aktiviteteve të Kuries Romake, themelimi dhe funksionimi i Seksionit të Tretë pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, që do të ketë detyra mirë të përcaktuara, dhe së fundi shpallja e Ungjillit e shpirti misionar si perspektivë që karakterizon veprimtarinë e të tërë Kuries Romake.

Në mbledhjen e fundit të C9 – Këshillit të kardinajve u trajtua gjerësisht edhe një teme tjetër të cilën Papa e ka përzemër, mbrojtja e të miturve, për të ripohuar, kështu, vullnetin e fortë për të gjetur masa dhe mënyra për t’i luftuar të gjitha format e abuzimit. Së fundi, gjatë Këshillit të prillit, Mons. Lucio A. Ruiz, sekretar i Sekretarisë së Selisë së Shenjtë për Komunikim, e njoftoi Këshillin e Kardinajve mbi gjendjen aktuale të reformës së sistemit të komunikimeve shoqërore të Vatikanit.

11 qershor 2018, 13:28