Kërko

 Këshilli i Kardinajve C9 Këshilli i Kardinajve C9 

Historia e reformës së Kuries Romake, nga viti 2013

Etapat e reformës, pas njoftimit, më 13 qershor, se Këshilli i Kardinajve kishte përpiluar bocën e Kushtetutës së re Apostolike të Kuries Romake, titulli i përkohshëm i së cilës është Praedicate Evangelium. Teksti do t’i dorëzohet Papës për vërejtjet, që mund t’i duken të nevojshme.

R. SH. - Vatikan

Pesë vjet punë, 139 takime zyrtare në 24 seanca, me 24 ndërhyrje normative e, tani, edhe me bocën e Kushtetutës së re Apostolike të Kuries Romake - paraqitur më 13 qershor - titulli i përkohshëm i së cilës është Predicate Evangelium. Kjo, udha që u krye deri tani nga Këshilli i Kardinajve, karakterizuar nga disa etapa të rëndësishme.

Lindja, më 2013

Ishte 13 prilli i vitit 2013, pikërisht një muaj pas zgjedhjes së Françeskut, kur një komunikatë e Sekretarisë së Shtetit jepte njoftimin për themelimin e një Këshilli të Kardinajve, që do ta këshillonin Papën në qeverisjen e Kishës universale e do të propozonin edhe rishikimin e Kushtetutës Apostolike të vitit 1988, Pastor Bonus, mbi Kurien Romake. Takimi i parë i Këshillit ishte ai, që u mbajt më 1 tetor 2013.

Udha misionare, parimi frymëzues

Gjithë kësaj udhe i priu parimi frymëzues i Nxitjes Apostolike Evangelii gaudium: “misioni është i aftë ta shndërrojë gjithçka”. Ky parim ka tre kritere: atë të traditës, domethënë, të besnikërisë ndaj historisë dhe vazhdimësisë me të kaluarën; të azhurnimit, nga i cili frymëzohen Sekretaria e Komunikimit, Këshilli i Sekretarisë për Ekonominë si dhe parimi i koordinimit, në kuptimin e bashkimit të Dikastereve.

125, ndërhyrjet normative të këtyre viteve

Ndërhyrjet normative të këtyre viteve përmes Kirografit apo Motu Proprios, prekin sektore të ndryshme, duke nisur nga krijimi i Komitetit të Sigurimit Financiar të Selisë së Shenjtë për parandalimin dhe luftën kundër     pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, e duke përvijuar jurisdiksionin e organeve gjyqësore  të Shtetit të Qytetit të Vatikanit në lëndën penale. Lindën Sekretaria për Ekonominë dhe Këshilli për Ekonominë, me detyrën për të harmonizuar politikat e kontrollit lidhur me drejtimin ekonomik të Selisë së Shenjtë dhe të Qytetit të Vatikanit, Komisioni Papnor për mbrojtjen e të miturve dhe Sekretaria për Komunikimin. E akoma, kryhet edhe reformimi i procesit kanonik për rastet e anullimit të martesës, si dhe frenohet neglizhenca e mundshme e Ipeshkvijve në ushtrimin e detyrës së tyre, posaçërisht lidhur me rastet e abuzimeve seksuale, kryer mbi të miturit dhe të rriturit me kufizime. Pastaj u krijuan Dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën si dhe ai i Shërbimit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor, ku përfshihen dikastere të ndryshme të Vatikanit. U vendos, në ecurinë e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve rreth iter-it apo praktikës së lumnimit dhe shenjtërimit, kriteri i ri i dhurimit të jetës. Këto, pra, janë disa nga 25 ndërhyrjet, rreth të cilave Këshilli i Kardinajve punoi këto 5 vjet, derisa arriti, duke ndjekur parimet e gradualitetit, në bocën e Kushetutës së Re Apostolike, fryt i studimit, analizës dhe propozimeve të bëra nga Diskateret e Kuries, nga Episkopatet dhe nga kompetentët në këtë fushë.

 

15 qershor 2018, 17:04