Kërko

Cardinale Parolin -Simposio sulla liberta Religiosa Cardinale Parolin -Simposio sulla liberta Religiosa  

Emigrantët-Evropa: kard. Parolin,"çështje problematike që kërkon përfshirjen e të gjithëve"

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Parolin "Besoj se duhet të ketë një përgjigje të përbashkët për këtë problem. Natyrisht, portet e mbyllura nuk janë një përgjigje. Por përgjigja mund të vijë vetëm nga një bashkëpunim mes të gjitha vendeve evropiane".

R. SH. - Vatikan

"Besoj se duhet të ketë një përgjigje të përbashkët për këtë problem. Natyrisht, portet e mbyllura nuk janë një përgjigje. Por përgjigja mund të vijë vetëm nga një bashkëpunim mes të gjitha vendeve evropiane". Kështu Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, iu përgjigj agjencisë Sir, duke folur rreth çështjes - në qendër dje në Bruksel - së menaxhimit të flukseve të emigrantëve në Mesdhe dhe mbi përgjegjësinë e Evropës.

"Ja pyetja," tha kardinali Parolin: "Ku është Evropa? A ka akoma?. " "Mendoj se duhet të insistojmë në ketë", tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit: sepse "çështja e migracionit është një problematikë që kërkon përfshirjen e të gjithëve. Ajo nuk mund të hidhet poshtë mbi supet e disave, por duhet të merret me përgjegjësi nga e gjithë Evropa dhe nga mbarë bashkësia ndërkombëtare, por gjithnjë në atë linjë dhe në atë horizont të humanitetit e solidaritetit që nuk mund të mungojnë përballë këtyre problemeve".

Kardinali Parolin, i cili foli në kuadrin e punimeve të simpoziumit mbi "Mbrojtja e lirive fetare ndërkombëtare: Partneriteti dhe veprimi" që po zhvillohet në Romë, në vazhdim, në lidhje me takimin e Papa Françeskut me Presidentin Macron tha, se çështja e emigrimit "me siguri do të jetë një nga tema që do të trajtohet me presidentin francez ".

25 qershor 2018, 16:41