Kërko

Regjia audio Regjia audio 

Mirë se erdhët në faqen e re shqip të Vatican News

Që sot do të mund të na ndiqni në faqen tonë të re në internet www.vaticannews.va, duke klikuar në gjuhën shqipe.

R.SH. - Vatikan

Mirë se erdhët në portalin e ri të mediave të Vatikanit  www.vaticannews.va, ku mund të na ndiqni duke klikuar në gjuhën shqipe. Faqja jonë, ashtu si edhe tani, do të jetë e ndarë në katër pjesë, të cilat do t’ju informojnë për Papën, Vatikanin, Kishën nëpër botë me një vëmendje të veçantë për Kishën shqiptare, si edhe për lajmet kryesore nga i gjithë planeti. Në të do të gjeni meshën e Papës në kapelën e Shtëpisë së Shën Martës, lutjen e mesditës çdo të dielë, audiencën e përgjithshme të së mërkurës, rubrikat tona e shumë të tjera. Natyrisht, fillimisht do të jemi në versionin beta, pra akoma jo përfundimtar, prandaj ju kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj për ndonjë përmirësim, që mund të na sugjeroni.

Ndryshime edhe në Facebook

Kështu do të ndodhë së shpejti edhe me faqen tonë në Facebook, e cila do të jetë pjesë e faqes sonë të madhe në 40 gjuhë të ndryshme. Do të ndryshojë emri, por jo natyra e lajmeve dhe impenjimi ynë, gjithnjë në shërbim të misionit të Kishës e të Atit të Shenjtë. Nuk ka asnjë ndryshim përsa i përket orarit të transmetimit radiofonik. Mund të na ndiqni gjithnjë në radio dixhitale, në orën 17.30 dhe në orën 21.00; përmes Radio Marisë, në orën 21.35; ose përmes “podcast” në faqen tonë të re, kur të dëshironi.

24 maj 2018, 14:50