Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Cristiani perseguitati Irak Cristiani perseguitati Irak 

Hekzarkati Apostolik i Shkupit lartohet në rang Heparkie.

Hekzarkati Apostolik i Shkupit lartohet në rang Heparkie dhe emërohet Ipeshkvi i parë heparkial në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

R. SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë Françesku e lartoi Hekzarkatin Apostolik për besimtarët katolikë të ritit bizantin në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në rang Heparkie, duke i dhënë qarkut të ri kishtar titullin e “Zojës së Ngjitur në Qiell, në Stumica-Shkup”, dhe emëroi ipeshkvin e parë heparkial, imzot Kiro Stojanov, aktualisht ipeshkëv i dioqezës së ritit latin të Shkupit dhe Hekzark Apostolik i të njëjtit Qark kishtar. Duhet kujtuar se dioqeza aktuale e Shkupit kremton në të dy ritet: në ritin latin romak e edhe në atë bizantin.

Shkëlqesia e tij, imzot Kiro Stojanov, lindi në Radovo, hekzarkat apostolik i Maqedonisë, më 9 prill 1959; i shuguruar meshtar më 6 prill 1986, më 4 janar 1999 u zgjodh në Kishën titullare të Centuriones. Ipeshkëv më 1 maj 1999, më 20 korrik 2005 u emërua Hekzark Apostolik për besimtarët e ritit bizantin me banim në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.  

31 maj 2018, 14:39