Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Presto
Programe Podcast
2024.01.02 Funerali Card. Angelo Amato 2024.01.02 Funerali Card. Angelo Amato

Papa: Kardinali Amato kreu një shërbim bujar për Ungjillin dhe Kishën

Në një telegram, Papa ngushëllon njerëzit më të afërt të Kardinalit, që vdiq dje, dhe familjen Saleziane. “Ai e shkriu plotësisht jetën e vet”, shkruan Françesku, duke punuar për Selinë e Shenjtë, me “shpirt meshtarak” dhe “përgatitje teologjike”. Funerali u kremtua nga Kardinali Re sot, 2 janar, në orën 14:00, në Altarin e Katedrës së Bazilikës së Shën Pjetrit. Papa kryesojë ritin e ritin e Porosisë a Rekomandimit dhe të Përshëndetjes së fundit të ndjerit (Ultima Commendatio e Valedictio)

R.SH. / Vatikan

“Ai e shkriu gjithë jetën me delikatesë dhe bujari njerëzore për Ungjillin e për Kishën”: kështu e kujtoi Papa Françesku kardinalin salezian Angelo Amato, i cili u nda nga jeta pardje, në një telegram drejtuar vikarit të rektorit të madh të Shoqërisë së Shën Françesku i Sales, Don Stefano Martoglio. Duke theksuar afërsinë me institutin fetar dhe me familjarët e "kardinalit të ndjerë", Papa falënderon Zotin "për dëshminë e këtij biri në shpirt të Shën Gjon Boskos".

"I shërbeu Selisë së Shenjtë" me "shpirt meshtarak" dhe "përgatitje teologjike", veçanërisht "në Dikasterin për Doktrinën e Fesë dhe në atë të Çështjeve të Shenjtorëve ", shton Françesku, i cili siguron se lutet "për Shpirtin e këtij shërbëtori të mirë dhe vigjilent i cili, besnik ndaj motos së tij 'Sufficit gratia mea', edhe në kohët e fundit të përshkuara nga vuajtjet,  u lëshua plotësisht në  krahët e  Atit Qiellor".

Së fundi, duke besuar se, "i shoqëruar nga Maria Ndihma e të Krishterëve dhe shenjtorët dhe të lumt, që i shoqëroi në lavdinë e altarëve", kardinali Amato tani "mirëpritet në banketin e përjetshëm të qiellit", Papa dërgon "bekimin për ata që ndjejnë dhimbjen për vdekjen e tij”.

Varrimi i kardinalit u bë sot, e enjte, 2 janar, në orën 14, në Altarin e Katedrës së Bazilikës së Shën Pjetrit, ndërsa liturgjia u drejtua nga kardinali Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit të Kardinajve. Në fund të kremtimit të Meshës së dritës, Papa Françesku kryesoi ritin e Rekomandimit dhe të Përshëndetjes së fundit të ndjerit (Ultima Commendatio e Valedictio).

02 janar 2025, 17:01
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031