Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PROGRAMI SHQIP
Programe Podcast
2025.01.10 Fëmijë të sëmurë të Klinikës Onkologjisë Pediatrike në Wroclaw (Poloni) 2025.01.10 Fëmijë të sëmurë të Klinikës Onkologjisë Pediatrike në Wroclaw (Poloni)

Papa, vocrrakëve të sëmurë të Polonisë: lutuni për fëmijët që nuk mund të mjekohen

Françesku priti në audiencë mysafirët e vegjël të Klinikës së Onkologjisë dhe Hematologjisë Pediatrike në Wroclaw: "Më ndihmoni t'i shërbej Kishës, duke ofruar vuajtjet tuaja për qëllimet e Papës". Papa kërkoi gjithashtu lutje për fëmijët e sëmurë dhe të plagosur, të cilët ndodhen në vende ku nuk ka ilaçe apo spitale: “T’i kujtojmë ata, të jemi pranë tyre!”

R.SH. / Vatikan

I quajti "shenja shprese" Papa Françesku fëmijët mysafirë të Klinikës së Onkologjisë Pediatrike të Wroclaw-it të Polonisë, të cilët i priti në audiencë sot paradite, 10 janar, në Pallatin Apostolik në Vatikan, me rastin e shtegtimit të tyre në Romë për Jubileun. Shoqëroheshin nga konsulli i nderit i Luksemburgut në Poloni, drejtoresha e klinikës, mjekë, infermierë, një prift dhe të gjithë prindërit, “shtegtarë të shpresës, së bashku me fëmijët e tyre”- siç i quajti Papa që, në fjalën e tij, kërkoi nga fëmijët të luten për bashkëmoshatarët në rrethana lufte, të sëmurë apo të plagosur, pa mundësi kurimi, me mungesë ilaçesh, mjekësh, spitalesh.

"Jini guximtarë!"

Jam i lumtur - tha në vijim Papa - që të vegjlit arritën të vinin në Romë për Vitin Jubilar, “vit, në të cilin Zoti dëshiron të na japë hire të veçanta”: Faleminderit që erdhët, jeni të guximshëm! E kështu jeni dëshmitarë të shpresës për ne të rriturit e edhe për bashkëmoshatarët tuaj.

Në ju është i pranishëm Jezusi

“Ndërsa po vija për t'ju takuar, ndjeva gëzim në zemrën time, sepse ne kemi mundësinë t'i japim shpresë e dashuri njëri-tjetrit” - shtoi Françesku - “Jam i sigurt se në ju është i pranishëm Jezusi … e ku është Ai, është edhe shpresa, që nuk zhgënjen!”.

Jezusi i mori mbi vete vuajtjet tona, nga dashuria, e kështu edhe ne, nëpërmjet dashurisë së tij, mund të bashkohemi me të kur vuajmë.

Miqtë

Kjo është “një provë miqësie”- vijoi Papa Françesku - “kur je vërtet mik, gëzimi i tjetrit është edhe gëzimi im - e dhimbja e tjetrit, edhe dhimbja ime”. Me Jezusin, atëhere, të sëmurët e vegjël mund të ndajnë gëzimet e hidhërimet. Por ka edhe një provë tjetër të miqësisë së Jezusit me fëmijët:  është "dashuria dhe prania e vazhdueshme e prindërve tuaj", si dhe "buzëqeshja e mirë dhe e butë e mjekëve, infermierëve, fizioterapistëve" që kujdesen për ju dhe punojnë për të përmirësuar shëndetin tuaj, në mënyrë që ëndrrat dhe shpresat e tuaja të mos humbasin kot.

Edhe unë ju thërras miq: ju jeni miq! E unë do të dëshiroja t'ju kërkoja të më ndihmoni t'i shërbej Kishës. Po si? Duke ofruar, ndonjëherë, lutjet tuaja dhe vuajtjet tuaja për qëllimet e Papës. E unë ju falënderoj për këtë!

Të lutemi për fëmijët e sëmurë

Në përfundim të këtij takimi prekës, Papa u kërkoi të ftuarve të klinikës së Wroclaw-it “të luten për të e për ata fëmijë - fatkeqësisht të shumtë - të cilët nuk kanë mundësi të mjekohen: janë të sëmurë, ose të plagosur e nuk kanë ilaçe, nuk kanë spital, nuk kanë mjekë apo infermierë. Të kujtohemi për ta, të jemi pranë tyre!”.

10 janar 2025, 12:56
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031