Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Spellbound Concerto
Programe Podcast

Papa vizitoi Fondacionin Roma: paraqiten projekte për zonat e luftës e të varfërisë

Në orët e para të pasdites së djeshme, 11 janar, Françesku shkoi në selinë romake të Via del Corso, ku u takua me drejtuesit e organizatës, të cilët i falënderoi për angazhimin e tyre në veprimtarinë institucionale, duke nënvizuar rëndësinë e dhurimit në të gjitha fushat dhe veçanërisht, në kulturë. Fondacioni, i përfshirë në sektorë të ndryshëm, ka nisur nisma shëndetësore dhe humanitare në disa zona të botës, si në Argjentinë, Togo, Ukrainë, Liban, Palestinë…

R.SH. / Vatikan

Më pak se gjysmë ore në selinë Fondazione Roma, brenda Pallatit historik Sciarra Colonna, me pamje nga qendra Via del Corso, në Romë, jo larg Muzeut ku, më 8 dhjetor, Papa pati shkuar për të admiruar ekspozitën e Chagall, titulluar "Kryqëzimi i bardhë". Një tjetër dalje e papritur për Papën Françesku, i cili shkoi në selinë e asaj që, në vitin 1500, lindi si Monte di Pietà e Romës, themeluar me Bulën papnore të Palit III, ndërsa sot është organizatë aktive në pesë sektorë ndërhyrjeje: kujdesi shëndetësor, kërkimi shkencor, ndihma për kategoritë e ligshta sociale, arsimi, arti dhe kultura - për të krijuar, në përkim me institucionet publike dhe entet private,  bashkësinë e mirëqenies, të frymëzuar nga parimet e solidaritetit dhe të ndihmës.

Faleminderit për përkushtimin dhe bujarinë tuaj

Papën, i cili mbërriti me makinë, e priti në hyrje të ndërtesës së lashtë Presidenti i Fondazione Roma, Franco Parasassi. Së bashku me të, anëtarët e Komitetit Drejtues, Bordi Drejtues, Bordi i Audituesve dhe drejtori i përgjithshëm, Renato Lattante. Të pranishëm edhe disa familjarë. Përshëndetje, shkëmbim fjalësh, pastaj Françesku shkoi në Kapelën e vogël të ndërtuar brenda Pallatit, për ta bekuar. Në Sallën e Asamblesë, Papa foli me drejtuesit e lartë të Fondacionit, të cilët i falënderoi - njofton një shënim - për “angazhimin e tyre në veprimtarinë institucionale”, duke nënvizuar “rëndësinë e bujarisë në të gjitha fushat dhe, në veçanti, në fushën e kulturës”.

Papa bëri gjithashtu thirrjen e zakonshme për të mos humbur kurrë ndjesinë e humorizmit, ftesë që ia drejton gjithmonë, të gjithëve: nga priftërinjtë tek politikanët e deri tek njerëzit e thjeshtë. Humor, që duhet të shoqërojë të përditshmen e çdo njeriu - pohoi Françesku - duke kujtuar edhe lutjen e Shën Tomas Morit, të cilën, siç e ka pohuar në të kaluarën, e thotë çdo ditë.

Kjo, lutja që kujtoi Papa, për humor të mirë:

Ma fal, o Zot të lutem, një stomak

që nuk të trazon e s’ankohet aspak,

pse e di që ia jep diçka për ta mbushë

e kurrë nuk e len krejt bosh me u  përpushë.

Më jep një shpirt të butë e të mirë,

E mbushe përlot me gaz e me hir,

edhe me forcë, që të mos mëkatojë më kot

por të bëjë çka do, ti o i lumi im Zot!

Më jep një shpirt, që nuk mërzitet kurrë

po i bën ballë së keqes me forcë, porsi burrë

që s’ rri gjithnjë veç duke u ankuar

pse do veç vetveten e shumëdashuruar.

Më jep ti, o Zot, dëshirën të qesh,

ndihmomë që krahët për ditë t’i përvesh,

edhe pak gëzim, jo vetëm për mua,

por dhe për miqtë,  ma jep, që i dua!

(Përkthim krejt i lirshëm)

12 janar 2025, 16:23
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031