Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PROGRAMI SHQIP
Programe Podcast
2025.01.20 Françesku në audiencë me Almo Collegio Capranica të Romës ( MEDIA VATICANI) 2025.01.20 Françesku në audiencë me Almo Collegio Capranica të Romës ( MEDIA VATICANI)

Papa u kërkon studentëve të Kolegjit Capranica të jenë afër Zotit e njerëzve

Papa i nxiti anëtarët e Kolegjit romak Capranica të kujdesen për marrëdhëniet me Zotin, me ipeshkvijtë dhe me popullin e Hyjit, si dhe të ushtrojnë shërbimin baritor me bamirësi, duke ofruar gjithashtu edhe "një shërbim të vogël, por të çmuar ndihme për njerëzit nevojtar”, kujdesuni për misionin tuaj në Kishë me stil sinodal.

R.SH. / Vatikan

"Kujdesuni për misionin në të cilin Jezusi e thërret Kishën sot, një kohë komplekse, në të cilën gjithmonë na dhurohet mëshira e Zotit. Jetojeni këtë mision me stilin që ne e kualifikojmë në mënyrë të përshtatshme si "sinodal". Papa Françesku ia tha këtë komunitetit të Kolegjit Caprinica në Romë, pritur sot paradite në audiencë në Vatikan. Kolegji Capranica përgatit diplomatë të ardhshëm të Selisë së Shenjtë, por mbi të gjitha meshtarë. Papa u ripohoi atyre disa nga mësimet që ka më përzemër: "Mos harroni atë që thotë teologjia: populli i shenjtë besnik i Zotit është "i pagabueshëm në besim". Mos harroni këtë".

Papa i nxiti të kujdesen për marrëdhëniet me Zotin, me ipeshkvijtë dhe me popullin e Hyjit, si dhe të ushtrojnë shërbimin baritor me bamirësi, duke ofruar gjithashtu edhe "një shërbim të vogël, por të çmuar ndihme për njerëzit nevojtar” kujdesuni për misionin tuaj në Kishë me stil sinodal.

20 janar 2025, 15:21
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031