Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Variazioni
Programe Podcast
Papa Françesku priti në audiencë kryetarët e drejtorët e Federatës së Klubeve Automobilistike të Italisë Papa Françesku priti në audiencë kryetarët e drejtorët e Federatës së Klubeve Automobilistike të Italisë

Papa: të ndiqen normat rrugore, "udhëtimi nuk rimon me vdekjen"

Në fjalimin e tij para delegacionit të Klubeve Automobilistike të Italisë, Françesku paralajmëron për rreziqet që lidhen me ndotjen e shkaktuar nga trafiku i makinave, duke shpresuar që njerëzit të lëvizin në mënyrë gjithnjë e më të respektueshme për ambientin

R.SH. – Vatikan

Të edukohen njerëzit që të respektojnë rregullat e qarkullimit, në mënyrë që udhëtimi të mbetet mundësi për të mësuar gjëra të reja dhe të mos përfundojë në vuajtje tragjike. Krahas kësaj, duhet pasur mirë parasysh ambienti, që ndotet gjithnjë e më shumë nga trafiku i tepërt e numri i madh i automjeteve në rrugë, por edhe kostoja e lartë e karburantit. Këto tema konkrete preku Papa Françesku në fjalën e tij për kryetarët e drejtorët e Federatës së Klubeve Automobilistike të Italisë, pritur në audiencë sot, më 23 janar, në Sallën Klementine.

“Nuk jemi bërë për të mos lëvizur”

Udhëtimi me makinë lidhet menjëherë me shtegtimet jubilare. Mund të “marrim rrugën e gabuar”, denoncoi Papa, si fizikisht, ashtu edhe shpirtërisht, duke hyrë “në vështirësi” a duke “humbur”.

“Është kurioze, nganjëherë biem në ndonjë labirint dhe harrojmë për ku jemi nisur. Sjellja e përsjellja në jetë…”

Françesku rithekson se Viti Shenjt përfaqëson "një rast për të filluar nga e para", një mundësi për të ripërcaktuar synimin përfundimtar personal dhe për të mos i lejuar shpërqendrimet gjatë rrugës të kthehen në pengesa.

“Nuk jemi bërë për të mos lëvizur, por jemi në kërkim, për udhë drejt një destinacioni. Ndodh edhe me ujin: uji i amullt është i pari që qelbet”.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Mes “dritave” dhe “sprovave”, të përcaktohet horizonti përfundimtar

Në shtegtimin shpirtëror, synimi nuk është “i çfarëdoshëm”, por horizonti i bashkëndarjes, i vëllazërimit dhe i gëzimit. Ndër “dritat” dhe “sprovat” e botës, Papa na fton ta mbajmë vështrimin të fiksuar mbi “lumturinë përfundimtare në shoqërinë e Jezusit, Marisë dhe gjithë shenjtorëve”. Pa u shkurajuar kurrë, duhet t’ia nisim sërish nga e para gjithnjë, me entuziazëm të përtërirë.

Të vetëdijshëm për rreziqet në rrugë

Duke kaluar nga udhët shpirtërore në ato konkrete, Françesku nënvizon rëndësinë e edukimit të njerëzve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo detyrë u takon kryesisht shkollave dhe programeve të formimit, promovuar nga Klubet Automobilistike të Italisë. Këto nisma nuk kufizohen vetëm në transmetimin e njohurive teknike, por synojnë ndërgjegjësimin e thellë për rreziqet, me qëllimin ambicioz “zero viktima në rrugë”.

“Ky është një program, por, para së gjithash, një detyrë. Udhëtimi rimon me mësimin, takimin dhe jo me vuajtjen, lotët apo edhe me vdekjen”.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Ndikimi i trafikut mbi shtëpinë e përbashkët

Fjalës “edukim”, Françesku i shton termin “ambient”. Trafiku i makinave ka një ndikim të rëndësishëm mbi "shtëpinë e përbashkët" dhe mbi cilësinë e jetës së njerëzve. Zvogëlimi i pasojave të tij është sfidë urgjente, e cila kërkon shfrytëzimin e mundësive, që japin teknologjitë moderne dhe promovimin e bashkëpunimeve për një qarkullim të qëndrueshëm, të përshtatshëm për të gjithë. Së fundi, Françesku ia beson të pranishmit, familjet dhe punën e tyre Shën Kristoforit, pajtorit të shoferëve.

23 janar 2025, 11:35
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031