Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Presto
Programe Podcast
2025.01.20 Delegacioni Ekumenik nga Finlanda 2025.01.20 Delegacioni Ekumenik nga Finlanda

Papa: të krishterët nuk duhet të pushojnë kurrë së luturi për dhuratën e brishtë të paqes

Françesku priti një delegacion ekumenik nga Finlanda, shtegtar në Romë në festën e Shenjtit Pajtor, Shën Enrikut, i cili "vazhdon t’i bashkojë të krishterët e kishave dhe të bashkësive të ndryshme kishtare në lavdërimin e përbashkët lartuar Zotit". "Të dëshmosh dashurinë e Zotit, theksoi Papa, është thirrja jonë ekumenike"

R.SH. / Vatikan

"Mos pushoni s’i lartuari lutjet tona për dhuratën e çmuar dhe të brishtë të paqes". Kujtoi ftesën e Shën Henrit, Papa Françesku, drejtuar një delegacioni ekumenik nga Finlanda, shtegtar në Romë për festën e shenjtit pajtor të vendit skandinav. Audienca u mbajt mëngjesin e sotëm, 20 janar, në Sallën e Koncistorit të Pallatit Apostolik. Të pranishëm, luteranë, katolikë dhe ortodoksë, shoqëruar nga kreu i ri i Kishës Ortodokse Finlandeze, Kryeipeshkvi Elias i Helsinkit dhe i gjithë Finlandës, ipeshkvi Raimo Goyarrola, i Dioqezës së Helsinkit dhe ipeshkvi luteran, Matti Salomäki. Të pranishëm, edhe kardinali Kurt Koch, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterë si dhe sekretari, Imzot Flavio Pace.

"Ecja në shpresë"

Papa i quajti “Shtegtarë të shpresës”, që shtegtojnë së bashku këtë Vit  Shenjt 2025. “Në këtë rrugëtim feje - shtoi - na përforcon Letra drejtuar Hebrenjve, që thotë: “Ta mbajmë të palëkundur shpalljen e shpresës sonë, sepse është i denjë për besim ai që e premtoi". “Të ecim me shpresë”. “Të ecim me shpresë”, këmbëngul Papa. “Ikona” e kësaj shprese është Shën Henri, i cili - vijoi Françesku - “si lajmëtar i paqes”, na nxit të lutemi pandërprerë për këtë dhuratë të brishtë. “Duhet të lutemi për paqen”, porositi Papa Françesku.

Uniteti ndërmjet Kishave dhe bashkësive kishtare

Njëkohësisht, Shën Henri "është simbol i unitetit të dhuruar nga Zoti, sepse festa e tij vazhdon t’i bashkojë të krishterët e kishave dhe të bashkësive të ndryshme kishtare për ta lavdëruar Zotin së bashku", nënvizoi. “Fakti që shtegtimi juaj në Romë shoqërohet nga kore, që me muzikën e tyre nderojnë Zotin “Një të vetëm në Tre Vetë”, është shenjë e bukur e ekumenizmit doksologjik. Faleminderit korit. Faleminderit! "Kush këndon, lutet dy herë!".

Besojma niçene, “partiturë e jashtëzakonshme feje "

Duke vijuar me temën e muzikës, Papa nënvizoi se “Besojma Nikeno-Konstantinopolitane, të cilën e kemi të gjithë, është “partiturë” e jashtëzakonshme feje. E kjo "simfoni e së vërtetës" është vetë Jezu Krishti, qendra e simfonisë." "Kushdo që e dëgjon këtë "simfoni të së vërtetës" - jo vetëm me veshë, por edhe me zemër - do të preket nga misteri i Zotit që vjen drejt nesh plot dashuri në Birin e tij. E mbi këtë dashuri besnike  themelohet shpresa, që nuk të zhgënjen - pohoi akoma Papa – e që na fton “ta dëshmojmë këtë dashuri të mishëruar”: kjo është pikërisht “thirrja jonë ekumenike”.  Në fund të audiencës, kërkesa për ta thënë së bashku lutjen e Atynës.

20 janar 2025, 15:02
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031