Papa nënshkruan Dekretin për të lumt, shenjtorët dhe martirët e rinj
R.SH. / Vatikan
Janë pesë fretër martirë dhe një mistike, që parashikoi zgjedhjen e Piut XII, ndërmjet të lumve, shenjtorëve e të nderuarve të rinj, dekretet e të cilëve u nënshkruan sot nga Papa.
Pedro de Corpa, Blas Rodríguez de Cuacos, Miguel de Añón, Antonio de Badajoz dhe Francisco de Veráscola mbërritën në Gjeorgji, Amerikë, në vitin 1587, në Misionin e Zojës së Guadalupes, pranë fisit indigjen të Guales. Ishte e nevojshme të luftohej poligamia e madje edhe djali i kreut të fisit, pavarësisht nga pagëzimi. Pedro deshi ta bindte, por ai u hodh drejt tij dhe e mbyti me një të rënë të sëpatës. Ishte shtatori i vitit 1597. Pak më vonë Juanillo dhe disa nga ndjekësit e tij indigjenë, me sulme të egra goditën Blas Rodríguez de Cuacos, Francisco de Veráscola dhe Miguel de Añón, nga Saragossa, i cili, para se të vriteshin njëheresh me bashkëpunëtorin dhe përkthyesin, Antonio da Badajoz, arriti të kremtojë meshën, duke i falur vrasësit e tij. Martirizimi i tyre ishte pasojë e neverisë së vendasve ndaj predikimit të doktrinës së martesës së krishterë.
Interesante, figura e mistikes Luigina Sinapi, me origjinë nga Itri, në provincën Latina, e lindur më 8 shtator 1916, që do të jetë e nderuar. E përkushtuar për të ndihmuar nevojtarët, themeloi në shtëpi një orator, të lidhur fort me Padre Piun, që e vizitonte shpesh në San Giovanni Rotondo, e edhe me Piun XII, për të cilin, në vitin 1937, parafoli zgjedhjen në papni, pas një zbulese nga Zoja e Bekuar, që iu duk në zonën romake Tre Fontane.
Do të jetë Shenjte Vincenza Maria Poloni, themeluese e Institutit të Motrave të Mëshirës dhe Licarione Maggio, vëllai i Institutit të Vëllezërve Maristë të Shkollave, i cili vdiq gjatë një sulmi në manastirin e tij, në Spanjë.
Njihen edhe virtytet heroike të tre Shërbëtorëve të Zotit: Nënës Maria Riccarda, murgeshë e Gjakut të Çmuar, Beauchamp Hambrough, abateshë e përgjithshme e Urdhrit të Shën Shëlbuesit e të Shën Brigjidës, lindur më 10 shtator 1887 në Londër, vdekur më 26 qershor 1966 në Romë dhe Don Quintino Sicuro-s, prift dioqezan, vetmitar, i lindur më 29 maj 1920 në Melissano (Itali), vdekur më 26 dhjetor 1968, në një shteg të malit Fumaiolo, në Verghereto.