Papa: në anulimin e martesës të dëgjohet dhimbja e atyre që kërkojnë qartësi
R.SH. / Vatikan
Është shërbim për “shpëtimin e shpirtrave”, “Puna e gjykimit” e Gjykatës 'Rota Romana' “mbi ekzistencën ose jo të një martese të vlefshme”, me qëllim “që të ndihmojë për t’i pastruar dhe për t’i rinisur marrëdhëniet ndërpersonale”.
Po kujtojmë se Gjykata ' Rota Romana' (e quajtur më parë "Sacra Romana Rota") është një nga gjykatat e Selisë së Shenjtë, përmes së cilës Papa i Romës ushtron veprimtarinë e tij gjyqësore të qeverisjes së Kishës universale.
Kështu Papa Françesku shfrytëzon rastin e përurimit të Vitit Gjyqësor të Selisë së Shenjtë, në Sallën Klementine në Vatikan, sot, më 31 janar, për të nxjerrë në pah “përgjegjësinë e madhe” të Kuries Romake dhe nevojën për procese më të shpejta dhe më të thjeshta, sepse, për shkak të një “përkufizimi të vonuar të gjykimit”, “zemrat e besimtarëve që presin sqarimin e gjendjes së tyre, nuk duhet të shtypen gjatë nga terrinat e dyshimit”. Ndaj Papa kërkon që procedurat të jenë të lira a falas, mbasi i vjen keq që dhjetë vjet pas reformimit të procesit të anulimit të martesës, ka besimtarë që ende e injorojnë institucionin e procesit të shkurtër, mbi bazën e disa supozimeve, përpara ipeshkvit dioqezan.
Procese të qeta, pa paragjykuar të vërtetën dhe drejtësinë
Papa thekson se qëllimi i procesit të shpalljes së pavlefshmërisë së martesës, siç pati pohuar Benedikti XVI në fjalën e tij në 'Rota Romana', në vitin 2006, "nuk është të ndërlikojë në mënyrë të panevojshme jetën e besimtarëve e, aq më pak, t’i thellojë konfliktet e tyre, por vetëm për t'i bërë një shërbim të vërtetës". Një koncept i shprehur edhe nga Papa Pali VI, i cili, pasi pati përfunduar reformën e kryer me Motu 'Proprio Causas Matrimoniales', në vitin 1975, përsëri tek 'Rota Romana', specifikonte se nëpërmjet thjeshtimeve të paraqitura, objektivi ishte të bëhej më i lehtë dhe, si rrjedhojë, më baritor, trajtimi i çështjeve martesore, pa shkaktuar paragjykime për kriteret e së vërtetës dhe të drejtësisë, të cilave një gjyq duhet t'u përmbahet sinqerisht”. Parime, që Françesku i përsërit gjithnjë.
“Na shqetëson dhimbja dhe shpresa e shumë besimtarëve, që kërkojnë qartësi lidhur me të vërtetën e gjendjes së tyre personale e, rrjedhimisht, edhe me mundësinë e pjesëmarrjes së plotë në jetën sakramentore. Për shumë njerëz që “jetuan një përvojë martesore të palumtur, verifikimi i vlefshmërisë ose jo të martesës përfaqëson mundësi të rëndësishme; ndaj këta njerëz duhen ndihmuar ta kalojnë sa më lehtë këtë rrugë”.
Detyra e ipeshkvit dioqezan
Në përvjetorin e dhjetë të reformës së procesit për anulimin e martesës, vendosur me dy Motu Proprio 'Mitis Iudex Dominus Iesus' dhe 'Mitis et Misericors Iesus', Papa ndalet te "Shpirti" që i përshkoi dhe kujton se modifikimi i “Normave që kanë të bëjnë me “procesin e zgjidhjes” u kërkua nga Sinodi i vitit 2014 për t’i bërë procedurat “më të pranueshme dhe më të shkathta”. Risitë kishin të bënin edhe me strukturat - saktësoi Papa Françesku - në mënyrë që administrimi i drejtësisë t'u përgjigjet më mirë atyre që i drejtohen Kishës, për të ndriçuar situatën e tyre martesore. Papa nënvizoi edhe se ai e deshi "në qendër të reformës", ipeshkvin dioqezan, "për të administruar drejtësinë në dioqezë, si garantues i afërsisë së gjykatave dhe mbikëqyrjes së tyre, e edhe si gjyqtar", që ka të drejtën e vendimmarrjes kur “anulimi është i dukshëm” prandaj ekziston mundësia e “processus brevior” – procesit të shkurtër.
“Kërkova përfshirjen e veprimtarisë së gjykatave në kujdesin baritor dioqezan, duke i ngarkuar ipeshkvijtë të sigurohen se besimtarët janë të vetëdijshëm për ekzistencën e procesit, si zgjidhje e mundshme për situatën e nevojës në të cilën ndodhen. Ndonjëherë është trishtuese të mësosh se besimtarët nuk janë në dijeni të ekzistencës së kësaj rruge. Për më tepër, është e rëndësishme ‘që procedurat të garantohen pa pagesë’, në mënyrë që Kisha […] të mund të shprehë dashurinë e lirë të Krishtit, përmes së cilës të gjithë u shpëtuan”.
Rëndësia e formimit
Në dioqeza ipeshkvi duhet të krijojë një gjykate me klerikë dhe laikë të përgatitur mirë, “duke siguruar që ata ta kryejnë punën e tyre me drejtësi e zell”. Përsa i përket formimit, “shkencor, njerëzor dhe shpirtëror”, për Papën është themelor; investimi sjell gjithmonë përfitim për besimtarët, “të cilët kanë të drejtë të shqyrtojnë me kujdes kërkesat e tyre, edhe kur marrin përgjigje negative”.
Kujdes, drejtësi dhe bamirësi
Për reformën e tij, Papa Françesku përmend më pas, në veçanti, heqjen e "domosdoshmërisë së fjalisë së dyfishtë konformuese pas një vendimi" dhe inkurajon "shpjegimin më të shpejtë të shkaqeve, në të cilat pavlefshmëria është e dukshme, duke synuar të mirën e besimtarëve dhe duke pasur parasysh të sjellin paqen në ndërgjegjen e tyre”. Por këshillon edhe maturi e drejtësi në zbatimin e rregullave, pa harruar bamirësinë. Familja, pasqyrim i bashkimit të dashurisë së Trinisë
Së fundi, Papa vëren se "familja është pasqyrë e gjallë e bashkimit të dashurisë, që është Zoti Trini" dhe për këtë arsye "çdo protagonist i procesit e shikon realitetin martesor dhe familjar me nderim". Bashkëshortët, të lidhur me martesë, marrin dhuratën e pazgjidhshmërisë, e cila nuk është synim për t'u arritur me përpjekjet e tyre, as kufi i lirisë së tyre, por premtim i Zotit, besnikëria e të cilit e bën të mundur edhe besën njerëzore.