Papa kryeson Meshën Jubilare për komunikim më 26 janar
R.SH. / Vatikan
Të dielën më 26 janar, në orën 9:30, Papa Françesku do të kryesojë kremtimin Eukaristik në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, me rastin e të Dielës së Fjalës së Zotit dhe Jubileut të Botës së Komunikimit. Kështu bënë të ditur zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.
Kujtojmë se tema që ka zgjedhur Ati i Shenjtë Françesku për Ditën e 59-të Botërore të Komunikimit, e cila kremtohet në vitin 2025, shpallur më 24 shtator 2024, është “Bashkëndani me butësi shpresën që keni në zemrat tuaja” (krh. 1Pt 3,15-16). Në vend të agresionit dhe dëshirës për të dominuar, le të mbizotërojë përhapja e shpresës.
Komunikimi duhet të "çarmatoset"
Fjala "me armë në dorë" ka ekzistuar gjithmonë në disa lloje të informacioni. Në fushën politike, sociale dhe ekonomike. Të rreshtuar në ballë të një opinioni, të një ideologjie dhe në luftën ndaj ideve të kundërta, të mbyllura në një çoshe nga argumente që nuk lënë hapje për diskutim. Prej shumë vitesh, Papa Bergoglio ka krijuar një mozaik për një komunikim "më njerëzor" dhe në temën për Ditën Ditën e 59-të Botërore të Komunikimit 2025 - shpallur më 24 shtatorin e kaluar nga Zyra e Shtypit e Vatikanit - shton një element tjetër që tingëllon si një thirrje për profesionistët e këtij sektori:
Jo "paradigmës së konkurrencës"
Në një njoftim saktësohet se tema e zgjedhur për vitin 2025 përqendrohet në faktin se “sot komunikimi shumë shpesh është i dhunshëm, synon të sulmojë dhe jo të krijojë kushte për dialog”. Prandaj është e nevojshme, lexojmë në njoftim, “ta çarmatosim komunikimin, ta pastrojmë nga agresioni”, duke kaluar “nga talk show-t të televizionit në luftërat verbale në mediat sociale”, ku “paradigma që rrezikon të mbizotërojë është ajo e konkurrencës, kundërshtimit dhe vullnetin për dominim”.
Një mesazh i besueshëm
Komunikimi në media që na fton Papa Françesku, duhet të karakterizohet nga shpresa dhe për të krishterët, thuhet në njoftimin e zyrës së Selisë së Shenjtë, "shpresa" është një person dhe ky është Krishti". Ky lloj komunikimi, nënvizohet, “është gjithmonë i lidhur me një projekt komunitar; kur flasim për shpresën e krishterë, nuk mund të injorojmë një bashkësi që e jeton mesazhin e Jezusit në një mënyrë të besueshme deri në atë pikë sa të dëshmojë në mënyrë të dukshme shpresën që bartë me vetvete dhe është në gjendje të komunikojë edhe sot shpresën e Krishtit me fakte dhe me fjalë”.
.