Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Messa da Requiem, per soli, coro e orchestra
Programe Podcast
Papa në audiencën e përgjithshme Papa në audiencën e përgjithshme

Papa: i telefonova famullisë së Gazës, janë të kënaqur. Lutuni për paqen

Në fund të audiencës së përgjithshme, Françesku kujtoi se i kishte telefonuar bashkësisë së Familjes Shenjte të kthyer në normalitet pas armëpushimit, që nisi të dielën: “Hëngrën thjerrëza me pulë, diçka që nuk ishin mësuar ta bënin në këto kohë të vështira". Nga Papa, një thirrje e re kundër luftës, "që është gjithmonë disfatë". Pastaj, një mendim për të moshuarit ukrainas "që vijojnë ta jetojnë tragjedinë e luftës" dhe për popullsinë e Los Anxhelosit, të dëmtuar rëndë nga zjarret

R.SH. - Vatikan

Thjerrëza me pulë! Në një gjellë kaq të thjeshtë është e gjithë lumturia e një populli, atij të Gazës, kthyer, pas masakrave, dhunës, frikës dhe urisë së këtyre pesëmbëdhjetë muajve, në normalitet në dukje, pas armëpushimit të së dielës së kaluar. Papa bëhet zëdhënës i kësaj lumturie kur, në fund të audiencës së përgjithshme të sotme, 22 janar, në Sallën Pali VI, kujton bisedën e fundit telefonike me besimtarët e Familjes së Shenjtë të Gazës, me famullitarin argjentinas, Atë Gabriel Romanelli, dhe ndihmës-famullitarin egjiptian, Atë Yusuf Asad.

Dje thirra – gjë që e bëj çdo ditë  - famullinë e Gazës. Ishin të kënaqur: janë 600 njerëz atje, ndërmjet famullisë dhe kolegjit. A e dini çka më thanë: sot hëngrëm thjerrëza me pulë, eh, diçka që nuk ishin mësuar ta bënin këto ditë. Vetëm pak perime, diçka… Ishin të lumtur.

"Të lutemi për paqen, lufta është gjithmonë humbje"

Po, armëpushimit. Që, megjithatë, siç ka thënë shumëkush, nuk është sinonim i paqes. Gjatë audiencës, Papa u bëri thirrje edhe një herë besimtarëve nga e gjithë bota që të mos i ndërpresin lutjet e tyre për Gazën si për të gjitha vendet e tjera të rrënuara nga konflikti: nga Ukraina, në Lindjen e Mesme, në Mianmar.

Të lutemi për Gazën, për paqen atje e në shumë pjesë të botës. Lufta është gjithmonë humbje, mos harroni. Lufta është disfatë. E kush përfiton? Prodhuesit e armëve! Ju bëj thirrje: të lutemi për paqen!

Një mendim për të moshuarit në Ukrainë

Duke menduar për Ukrainën, që quhet gjithnjë “e martirizuar” nga një luftë që nuk ka të ndalur për gati tre vjet dhe që vazhdon me sulmet nga dronët rusë dhe vdekjet e plagosjet e civilëve, Papa Françesku kërkoi - gjithnjë në Sallën e Palit VI – një mendim të veçantë për popullatën e moshuar. E bëri këtë në përshëndetjen drejtuar shtegtarëve polakë, të cilët në këto ditë shprehin "mirënjohje të veçantë" për gjyshet dhe gjyshërit, duke festuar festën e tyre: "Qoftë rast për të krijuar e për të forcuar një aleancë të re ndërmjet brezave" - theksoi.

Ju lutemi kujtojini në uratët tuaja edhe të moshuarit e Ukrainës, që vijojnë ta jetojnë tragjedinë e luftës.

"Zemra ime është me Los Angeles"

Françesku bëri thirrje edhe për popullsinë e vendit, ku zjarret shkatërrimtare, sipas vlerësimeve të ditëve të fundit, shkaktuan dëme prej rreth 250 miliardë dollarësh dhe mbyten 28 vetë. “Dëshiroj të dini se zemra ime është me njerëzit e  Los Angeles të cilët vuajtën kaq shumë nga zjarret, që shkatërruan lagje dhe bashkësi të tëra e që nuk kanë mbaruar” - theksoi Papa jashtë tekstit të shkruar. 

Zoja jonë e Guadalupes ndërmjetësoftë për të gjithë banorët që të mund të jenë dëshmitarë të shpresës përmes forcës së larmisë dhe të krijimtarisë, për të cilën janë të njohur në mbarë botën.

22 janar 2025, 11:51
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031